Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Napoleon Bonaparti
Biografi / Monografi / Kujtime

Napoleon Bonaparti

1300 Lekë

“Imagjinata udhëheq botën”

Napoleon Bonaparti, figurë universale e gjenialitetit njerëzor, dështoi në themelimin e një dinastie, por përcaktoi politikën moderne. Me qeverinë e tij ai i tregoi botës se një vend mund të jetojë në mënyrë të qëndrueshme edhe nën një tjetër ligj, veç atij të monarkisë absolute dhe privilegjeve të trashëgueshme e kishtare. Në Francë, Kodi ynë Civil dhe shumë nga institucionet tona, që prej krijimit të tyre nga Napoleoni janë reformuar pak ose aspak dhe janë zbatuar e përshtatur në mbarë botën.

Të sjellim fatin e jashtëzakonshëm të atij që Klauzeviç e quante “Zot i luftës”, në dimensionin e jetës së një njeriu të zakonshëm, është sfida e këtij libri. Bonaparti u bind shumë shpejt se fati i tij ishte përcaktuar; kjo biografi na tregon rastësitë e jetës së tij. Pak nga pak, ai u flijua për shtetin francez, derisa sakrifikoi lirinë e përditshmërisë së tij. Duke shkruan romanin e Bonapartit, Paskal Fotrie ia rikthen atij humanizmin.

...Teksa përgatitem të tregoj këtë jetë madhështore, pas kaq shumë autorësh të mëdhenj e të shquar, mendoj pikërisht për këtë betejë të humbur që në fillim – për këtë kurth të dyfishtë: servilizëm apo dialog të shurdhërish, glorifikim i tepërt i pushtetit apo refuzim skeptik për t’i lënë sirenat e besimit të jehojnë, me rrezikun për të mos parë, dëgjuar e kuptuar asgjë. Napoleoni e ka thënë: “Imagjinata udhëheq botën”.

Dhe unë dua ta marr seriozisht profesionin e besimit paradoksal të kësaj politike pragmatike dhe realiste, duke u rikthyer përsëri në burimin e ëndrrave që kanë ushqyer ambicien dhe pasionin e tij politik, pa rënë në grackën që ai na ngre: pretendimin e fatit hyjnor të pushtetit...

Autor
Pascale Fautrier
Përkthyes
Eqerem Gaxholli
ISBN
978-9928-286-74-1
Faqe
368
Botimi
2020
Për Pascale Fautrier

Pascale FAUTRIER është doktore e asociuar e letërsisë moderne dhe anëtare e ITEM-CNRS (Qendra Kombëtare e Kërkimeve Shkencore) në grupin Sartre, për studimet sartriane. Specialiste e veprës së Nathalie Sarraute-it, me të cilën mbrojti temën e doktoratës më 1997-n, ajo ka botuar një libër të komentuar rreth dramës së saj, “Për një po ose për një jo” (Pour un oui ou pour un non, Gallimard, 2006). Njëkohësisht, Fautrier është autore e dy dokumentarëve kushtuar Simone de Beauvoir-it. Ajo ka botuar edhe referatet e kolokuiumit: “Të zbulosh veprën e Simone de Beauvoir” (Botimet Le bord de l'eau, 2008), si dhe një antologji të komentuar me titull “Manifestet e mëdha letrare” (Gallimard, coll. “Folio plus”, 2009).