Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Mos mbill urrejtje
Romane

Mos mbill urrejtje

1500 Lekë

“Për çfarë të duhet zëri, nëse do të heshtësh?” Stari është 16 vjeçe dhe jeton mes dy botëve krejt të ndryshme: lagjja e varfër ku ka lindur dhe është rritur, dhe shkolla e saj për të pasurit në periferi. Ajo di të përshtatet me të dyja, derisa një natë gjithçka ndryshon.

Ekuilibri i vështirë ndërmjet dy botëve të saj prishet, kur Stari bëhet e vetmja dëshmitare për vrasjen fatale nga një polic e shokut të saj të ngushtë, Khalilit. Ajo që tashmë mund të dëshmojë Stari, mund të shkatërrojë komunitetin e saj. Mund ta vërë edhe atë vetë në rrezik.

Çfarë do të bëje nëse do të ishe e vetmja dëshmitare e një ngjarjeje që mund të ndryshonte jetën e shumë njerëzve? Kur e di të vërtetën, a ke guximin ta thuash atë?

Një roman i fuqishëm dhe emocionues i letërsisë bashkëkohore për të rinj, që trajton tema si: identiteti, miqësia, familja, drejtësia dhe guximi për të ngritur zërin.

Autor
Angie Thomas
Përkthyes
Valbona Dina
ISBN
978-9928-286-86-4
Faqe
464
Botimi
2020
Mosha e sugjeruar
14 – 17 vjeç
Për Angie Thomas

Është lindur, rritur dhe jeton në Xhekson, Misisipi. Në adoleshencë ka qenë repere, kohë kur ia doli që t’i kushtonin një artikull në revistën Right On!. Është diplomuar në Universitetin e Arteve të Bukura për krijimtari dhe është fituese e çmimit përurues Walter Dean Myers, dhënë në vitin 2015 nga We Need Diverse Books. Mos mbill urrejtje është romani i saj i parë. Angie Thomas u shndërrua në një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore për të rinj, duke sjellë në qendër të vëmendjes tema si identiteti, familja, miqësia dhe drejtësia.