Gazmor, emocionues dhe jashtëzakonisht i zgjuar, Milionat i Frank Cottrell-Boyce është një aventurë fantastike për dy vëllezër, një mrekulli dhe një milion mundësi zgjedhjeje. I përsosur për djem dhe vajza nga 8 deri në 12 vjeç.
Çfarë do të bëje nëse do të kishe një milion stërlina? Do të blije një mijë pica? Apo do t’i dhuroje për bamirësi?
Kur një çantë e mbushur plot me para bie papritur nga qielli, Damiani dhe Antoni bëhen papritur të pasur. Shumë, shumë të pasur! Tani, vëllezërit mund të blejnë gjithçka që dëshirojnë. Kanë miliona në duar — por vetëm shtatëmbëdhjetë ditë për t’i shpenzuar.
Një histori e jashtëzakonshme për vëllezërit, aventurat dhe shumë e shumë pica. Milionat është vlerësuar me çmimin “Carnegie” të CILIP dhe vazhdon të jetë një bestseller i suksesshëm prej njëzet vitesh.
Kopertina e këtij botimi është krijuar nga ilustruesi i talentuar Steven Lenton.
Milionat është përshtatur gjithashtu në një film artistik të suksesshëm, me regji të fituesit të çmimit Oscar, Danny Boyle.
Nga i njëjti autor lexo edhe librin “Në kornizë”
Frank Cottrell Boyce është një autor që ka fituar çmime dhe skenarist filmash. “Milionat”, novela e tij për fëmijë, fitoi çmimin më prestigjioz britanik për letërsinë për fëmijë dhe të rinj “Carnegie”. Librat e tij kanë qenë kandidatë për çmime të ndryshme, si “Guardian Children’s Fiction”, “Whitbread Children’s Fiction” (tani “Costa Book”) dhe the “Roald Dahl Funny Prize”. Franku është anëtar jurie në konkursin “BBC Radio 2 500 Words” dhe bashkë me Danny Boyle-in kanë projektuar ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike Londër 2012. Ai jeton në Merseyside, së bashku me familjen e tij.
Steven Lenton është ilustrues dhe autor britanik i njohur për stilin e tij të veçantë, plot ngjyra, humor dhe imagjinatë. Puna e tij është vlerësuar me çmime të rëndësishme, ndër të cilat Waterstones Picture Book of the Month dhe The Times Children’s Book of the Week. Me talentin dhe imagjinatën e tij, Steven Lenton u jep historive një dimension të veçantë vizual, duke i bërë ato edhe më argëtuese, të gjalla dhe të paharrueshme për lexuesit e vegjël.