Emocionues! I ndierë!Aventurë
Vazhdimi i librit më të shitur “Djaloshi i brumbujve”.
Lukrecia Katër, stilistja e ligë e brumbujve, është ende e lirë. Ajo së bashku me spiunët e saj, nusepashkët e verdha, ka një plan të fshehtë. Kur Darkusi, Virxhinia dhe Bertolti zbulojnë fakte të ligësisë së saj, ata janë të vendosur ta ndalin atë.
Por, tre miqtë ndodhen në telashe. Babai i Darkusit ua ka ndaluar të vazhdojnë hetimet dhe mashtruesit e pështirë, Hamfri me Pikeringun dalin nga burgu.
Shpresat mbeten te Novaku, vajza e Lukrecias, aktore Hollivudi, por diva e brumbujve është gjithmonë një hap para...
A do të arrijnë Darkusi, Virxhinia dhe Bertolti ta ndalojnë Lukrecian përpara se të jetë tepër vonë?
M. G. Leonard është autore britanike e njohur për librat e saj plot aventurë, mister dhe fantazi, veçanërisht për lexuesit e rinj. Para se t’i kushtohej letërsisë, ajo punoi në industrinë e muzikës dhe në teatrin e Londrës.
Pasioni i saj për brumbujt dhe botën e insekteve u bë frymëzim për serinë e famshme Beetle Boy, e cila e bëri të njohur ndërkombëtarisht. Librat e saj ndërthurin humorin, miqësinë dhe aventurën me një dashuri të veçantë për natyrën.
Sot, M. G. Leonard është një nga zërat më të dashur të letërsisë bashkëkohore britanike për fëmijë. Librat e saj janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë dhe kanë fituar shumë çmime.
KARL JAMES MOUNTFORD është ilustrues dhe artist me origjinë gjermane, i cili jeton dhe punon në Angli. Ai ka ilustruar shumë libra për fëmijë mes të cilëve edhe “Mbretëresha e brumbujve” dhe “Beteja e brumbujve”.