Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Mbretëresha
Historikë

Mbretëresha

1200 Lekë

Është viti 1953, viti kur Elizabeta do të kurorëzohet Mbretëreshë e Anglisë.

Elsi Ketëll mezi pret të shkojë në Londër për të parë festimet e Ditës së Kurorëzimit. Elsi jeton me gjyshen e saj – mamaja e saj punon si kërcimtare dhe nuk është shpesh pranë saj. E gjallë, plot imagjinatë, por shpesh e vetmuar, Elsi dëshiron shumë të ketë një shoqe të ngushtë. Për fat të mirë, ajo dhe gjyshja e saj janë shumë të lidhura; Elsi vetëm do të donte që ta lejonin të kishte një mace për t'i bërë shoqëri herë pas here.

Pastaj ndodh e papritura. Gjyshja dhe Elsi sëmuren të dyja nga tuberkulozi, dhe Elsie dërgohet në repartin e fëmijëve të spitalit. E detyruar të qëndrojë në shtrat për muaj të tërë, Elsi e ka shumë të vështirë të përshtatet me rregullat e rrepta të spitalit. Por ajo shpik mënyra të jashtëzakonshme për të argëtuar fëmijët e tjerë në repart dhe, për herë të parë, e gjen veten të rrethuar nga miq të vërtetë – mes tyre edhe Mbretëresha, macja e mrekullueshme, e bardhë e spitalit. 🐱

Më në fund, Elsi është shëruar dhe do të dalë nga spitali. Por para se të largohet, asaj i vjen një vizitor shumë i veçantë dhe krejtësisht papritur…

Autor
Jacqueline Wilson
Ilustrues
Nick Sharratt
Përkthyes
Elda Beta
ISBN
978-9928-116-69-7
Faqe
416
Botimi
2015
Mosha e sugjeruar
9 - 11 vjeç
Për Jacqueline Wilson

Jacqueline Wilson shkroi romanin e saj të parë kur ishte vetëm nëntë vjeç dhe që atëherë nuk ka reshtur së shkruari. Sot, ajo është një nga autoret britanike më të suksesshme dhe më të dashura të librave për fëmijë. Ajo ka shkruar mbi 100 libra të cilët janë shitur më shumë se 40 milionë kopje.

Përveç vlerësimeve me shumë çmime për librat e saj, përfshirë Children’s Book of the Year, Jacqueline ka qenë edhe Ambasadore e fëmiijëve në Mbretërisë së Bashkuar. Në vitin 2008, ajo u nderua me titullin Dame. Jacqueline është gjithashtu një lexuese e apasionuar. Ajo ka krijuar një bibliotekë personale me mbi 20,000 libra, së bashku me koleksionin e saj të famshëm të unazave prej argjendi.

Për Nick Sharratt

Nick Sharratt ka shkruar dhe ilustruar shumë libra për fëmijë. Nick ka pasur gjithashtu një sukses të madh duke ilustruar librat e Jacqueline Wilson. Ai ka fituar çmime të shumta për librat e tij me ilustrime. Nick jeton në Hove, Angli.