Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Manifest
Psikologji / Filozofi

Manifest

1000 Lekë

7 hapa për të jetuar më së miri - Gjithçka që bëni, në çdo ditë të jetës suaj, është një mundësi për ju që të rrisni fuqinë tuaj të manifestimit: mendimet që zgjidhni të integroni brenda vetes, mënyra se si e ushqeni dhe e mirëmbani trupin tuaj, praktikat e përditshme që zbatoni me

përkushtim, zakonet që krijoni, miqësitë që keni, sjellja që lejoni te të tjerët si dhe

gatishmëria që tregoni për të dalë nga zona juaj e rehatisë.

Gjithçka që bëni është një demonstrim i dashurisë ndaj vetes dhe çdo vendim që merrni, ka aftësinë të rrisë vetëvlerësimin tuaj si dhe t'ju afrojë më pranë ëndrrave tuaja.

Në të vërtetë, hapat në këtë libër nuk duhen trajtuar një nga një, por të gjitha së

bashku. Secili nga 7 hapat që jepet në këtë libër, mbështetet njëkohësisht edhe tek

hapat e tjerë dhe kur të jeni në gjendje që t'i zotëroni të gjithë, do të zbuloni magjinë

e manifestimit.

Ju keni vetëm një jetë dhe detyra juaj është që ta shndërroni atë në jetën më të mirë

të mundshme si dhe të jetoni një jetë të mbushur me gëzim, dashuri, qëllime dhe

përmbushje. Ka ardhur koha që të mos e shihni më jetën si një spektator, por të

filloni që të zbuloni fuqinë e pafundme që keni brenda jush, për të zgjedhur dhe

krijuar jetën që vërtetë dëshironi të jetoni si dhe për të manifestuar jetën tuaj më të

përsosur.

Dikush ju tha dikur se ju nuk mund t’i keni të gjitha. Unë jam këtu për t’ju thënë se mund të keni gjithçka.

Një udhëzues praktik për manifestimin dhe zhvillimin personal, që synon t’i ndihmojë lexuesit të krijojnë më shumë qartësi dhe vetëbesim në jetën e tyre.

Autor
Roxie Nafousi
Përkthyes
Ino Gramozi
ISBN
978-9928-341-89-1
Faqe
207
Botimi
2024
Për Roxie Nafousi

Roxie Nafousi është autore, trajnere e zhvillimit personal dhe eksperte e manifestimit. Ajo u bë e njohur ndërkombëtarisht me librin “Manifest: 7 hapa për të jetuar më së miri”. Puna e saj fokusohet te vetëzhvillimi, fuqizimi personal, mendësia pozitive, mirënjohja dhe transformimi i sjelljes. Përmes librave dhe punës së saj, ajo synon t’i ndihmojë njerëzit të kuptojnë më mirë dëshirat e tyre dhe të ndërmarrin hapa konkretë drejt një jete që përputhet me vlerat dhe synimet e tyre.