Dëshira dhe Ksari tani ishin të dëbuar, në arrati, dhe atyre u qenë vënë pas Luftëtarët, Magjistarët, dhe ç’është më e keqja, SHTRIGAT...
Dëshira është një vajzë nga fisi i Luftëtarëve, me një lugë magjike e me një sy magjik.
Ksari është një djalosh nga fisi i Magjistarëve, i cili ka një vragë prej gjaku shtrige në dorë.
A mund t’i gjejnë ata përbërësit e një magjie që heq qafe shtrigat, para se Mbreti i Shtrigave të fusë në kthetra magjinë-që-funksionon-edhe-në-hekur?
Kjo aventurë kërkimi është më e frikshmja dhe më e pabesa se të gjitha. Për më tepër... DIKUSH do t’i tradhtojë ata...
A do të jetë kjo e treta e vërteta?
Cressida Cowell është autorja dhe ilustruesja e serisë së librave më të shitur “Si ta stërvitësh dragoin tënd”, tashmë edhe fituese e çmimit për filmin me seri “Dream Works” dhe të një seriali televiziv të shfaqur në “Netflix” dhe “CBBC”.
Seria “Magjistarët e dikurshëm” zë vendin e parë ndër librat më të shitur dhe është frymëzuar nga peizazhi i zonës së Sussex-it, aty ku qe rritur gjyshja e autores.
Kresida jeton në Londër bashkë me bashkëshortin dhe me tre fëmijët, si dhe me qenin e tyre të quajtur Pigon.