Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Magjistarët e dikurshëm 1
Magjistarët e Dikurshëm

Magjistarët e dikurshëm 1

1200 Lekë

Dikur magjia ka ekzistuar dhe gjallonte nëpër pyjet e errët... derisa atje mbërritën Luftëtarët dhe... Kjo është një histori me dy heronj.

Ksari nga fisi i Magjistarëve, nuk zotëron fuqi magjike dhe do të bënte të pamundurën për t’i pasur.

Dëshira nga fisi i Luftëtarëve, zotëron një objekt magjik të ndaluar dhe do të bënte të pamundurën për ta mbajtur fshehur.

Ksarit dhe Dëshirës u duhet të harrojnë që janë kundërshtarë, nëse duan që t’ia dalin mbanë gjatë aventurës në burgjet e fshehta në Kështjellën e Luftëtarëve të Hekurt...

Atje diçka ka qenë duke fjetur për njëqind vjet dhe tani po zgjohet...

Fitues i çmimit ‘Blue Peter” për librat për fëmijë

Autor
Cressida Cowell
Ilustrues
Cressida Cowell
Përkthyes
Elfrida Panoti
ISBN
978-9928-219-72-5
Faqe
400
Botimi
2018
Mosha e sugjeruar
9 – 11 vjeç
Për Cressida Cowell

Cressida Cowell është autorja dhe ilustruesja e serisë së librave më të shitur “Si ta stërvitësh dragoin tënd”, tashmë edhe fituese e çmimit për filmin me seri “Dream Works” dhe të një seriali televiziv të shfaqur në “Netflix” dhe “CBBC”.

Seria “Magjistarët e dikurshëm” zë vendin e parë ndër librat më të shitur dhe është frymëzuar nga peizazhi i zonës së Sussex-it, aty ku qe rritur gjyshja e autores.

Kresida jeton në Londër bashkë me bashkëshortin dhe me tre fëmijët, si dhe me qenin e tyre të quajtur Pigon.