Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Lumturia
Psikologji / Filozofi

Lumturia

1500 Lekë

Si ta gjesh lumturinë çdo ditë dhe të mos presësh më veç gjëra të përsosura.

“Lumturia, kjo rreze e mrekullueshme dielli! Më pëlqen shumë kur mbin nga asgjëja dhe më kap të papërgatitur, kur i bën retë të zhduken dhe kur dhuron buzëqeshje...”

Ferni Koton e ka kuptuar se sa e rëndësishme është lumturia dhe përse duhet ta kërkojmë atë çdo ditë. E vendosur për të thyer tabutë mbi shëndetin mendor, këtu – për herë të parë – ajo hapet dhe tregon me sinqeritet të plotë betejën e saj kundër depresionit dhe gjërat e vogla në jetë që kanë aftësinë për ta mbajtur atë brenda kufijve, në mënyrë që të kemi lirinë për t’u orientuar drejt lumturisë. Në këtë libër Ferni përfshin këshilla ekspertësh nga Mind, si dhe jep ide dhe ushtrime praktike, në mënyrë që edhe ju të bëheni pjesëmarrës. Ajo ju fton të merrni lapsin në dorë e të udhëtoni bashkë me të...

Autor
Fearne Cotton
Përkthyes
Ino Gramozi
ISBN
978-9928-219-78-7
Faqe
272
Botimi
2018
Për Fearne Cotton

Fearne Cotton është prezantuese televizive dhe radiofonike britanike, si dhe autore librash për mirëqenien, gatimin dhe zhvillimin personal. Ajo është bërë e njohur për mënyrën e hapur dhe personale se si flet për shëndetin emocional, presionin e përditshëm dhe përpjekjen për të gjetur ekuilibër në jetë.

Përmes librave dhe podkastit të saj "Happy Place", ajo i nxit njerëzit të flasin më lirshëm për emocionet dhe të kujdesen më shumë për mirëqenien e tyre.