Udhëzues i një perëndie të keqe për të qenë i mirë
Në mitologjinë nordike, Loki është i njohur si një perëndi dinake dhe mashtruese. Në këtë roman, autorja Louie Stowell e sjell atë në botën moderne dhe imagjinon se çfarë do të ndodhte nëse kjo perëndi do të detyrohej të jetonte si një fëmijë i zakonshëm!
«Unë jam perëndia e mashtruesve. Epo, isha deri të martën e kaluar. Tani jam një djalë njëmbëdhjetëvjeçar.»
Loki, perëndia e fuqishme e mashtrimeve, është dëbuar nga Odini për sjellje të keqe dhe është detyruar të jetojë në Tokë si një djalë njëmbëdhjetëvjeçar.
Gjërat që nuk mund të bëjë në Tokë: të zbulojë fuqitë e tij të mrekullueshme hyjnore.
Gjërat që DUHET të bëjë në Tokë, nëse dëshiron të kthehet në shtëpi: të shkojë në shkollë, të bëjë vepra të mira, të shkruajë një ditar.
Kujdes nga kaosi!
Loki e tregon historinë përmes ditarit të tij. Kjo e bën rrëfimin shumë gazmor, sepse versioni i ngjarjeve është ai i vetë Lokit – dhe ai nuk është gjithmonë tregimtari më i besueshëm!
Louie Stowell e nisi karrierën e saj duke shkruar libra të bazuar në kërkime të imtësishme për hapësirën, Egjiptin e Lashtë, politikën dhe shkencën, por një ditë hoqi dorë nga faktet dhe filloi të krijonte gjithçka vetë.
I pëlqen të shkruajë për dragonj, magjistarë, vampirë, zana, përbindësha dhe botë paralele. Ajo është autorja e serisë bestseller LOKI: Udhëzuesi i një perëndie të keqe për të qenë i mirë, ku perëndia nordike Loki shfaqet si një fëmijë i zakonshëm.
Louie jeton në Londër.