Si të parandalojmë dhe mjekojmë sëmundjet, të vonojmë plakjen dhe të biem në peshë.
E ndien barkun të fryrë? Ndien rëndesë në trupin tënd? Receta të shijshme, të thjeshta, që të ngopin dhe shumë të shëndetshme. Ndihesh me humor të keq, i stresuar apo më i lodhur se zakonisht? E dije që prapa kësaj mund të fshihet një problem inflamacioni?
Shtimi në peshë, problemet në lëkurë, dhimbje patologji, të tilla si: diabeti, hipotiroidizmi, skleroza e shumëfishtë, kanceri apo depresioni mund të jenë pasojë e një inflamacioni kronik.
Në këtë libër do të zbulosh se një dietë e përshtatshme, shprehi të shëndetshme dhe një menaxhim i mirë i emocioneve janë me rëndësi vendimtare për të larguar inflamacionin dhe për të rifituar shëndetin.
Nutricionistja Sandra Moñino, një nga ekspertet më të mira për inflamacionin, na jep të gjithë çelësat dhe mënyrat për ta pikasur, parandaluar dhe luftuar atë. Përveç kësaj, të ofron një meny të plotë anti-inflamatore me receta të shijshme, të thjeshta, që të ngopin dhe shumë të shëndetshme.
Një manual i domosdoshëm që do të përmirësojë të gjitha aspektet e shëndetit tënd dhe do të të ndryshojë jetën!
SANDRA MOÑINO është dietologe dhe nutricioniste e përgjithshme e diplomuar në Universitetin e Alikantes. Është e specializuar në fushën e inflamacionit, nutricionit klinik dhe rënies në peshë. Po kështu, është CEO e klinikës së nutricionit online "Nutricionate", ku, bashkë me ekipin e saj, ka trajtuar mbi 5.000 persona përmes ushqimeve dhe dietave të baraspeshuara.
Pas më shumë se 4 vitesh studimi në lidhje me inflamacionin, ka zbuluar rëndësinë që ka ai në shëndetin tonë, për shkak se, pas shumicës së patologjive dhe sëmundjeve, qëndron një inflamacion kronik.
Është e apasionuar pas transformimit dhe gatimit të recetave tradicionale duke i bërë ato të shëndetshme. Përveç kësaj, karakterizohet nga mënyra shumë e thjeshtë me të cilën i përçon njohuritë e saj. Ajo ka 300 mijë ndjekës në rrjetet e saj sociale dhe i përhap ato, duke u bërë nxitëse për ndjekjen e një mënyre jetese të shëndetshme.