Brija është gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe ka një ëndërr të madhe: dëshiron të bëhet repere e madhe. Ose, të paktën, të fitojë betejën e parë. Si vajza e një legjende të hip-hop-it underground, i cili vdes vetëm pak kohë para se të arrinte të bëhej i suksesshëm, Brisë i duhet të matet me një emër shumë të madh. Por është e vështirë të ngrihesh, kur në shkollë të vënë etiketa, të tilla si e paedukuar, apo kur frigoriferi në shtëpi është bosh, pasi mamaja jote ka humbur punën. Dhe gjithë zemërimin dhe inatin e vet, Brija e shfryn në këngën e saj të parë... për shumë arsye të gabuara.
Shumë shpejt Brija e gjen veten në qendër të një polemike, e portretizuar nga media më shumë si e rrezikshme se sa si repere. E ndodhur nën presionin e dëbimit nga shtëpia, pasi familja e saj nuk paguante dot qiranë, Brija jo vetëm do, por duhet t’ia dalë mbanë medoemos. Edhe sikur t’i duhej të bëhej pikërisht ajo që mendonte publiku se ishte.
I thellë, i guximshëm dhe i përzemërt, Unë jam zëri yt është një libër për hip-hop-in, i shkruar prej një nga penave më në zë të brezit. Ky roman është historia e luftës për ëndrrat, edhe kur vështirësitë dhe pengesat janë të mëdha. Është historia e luftës për lirinë e fjalës, që jo gjithnjë është e lirë, sidomos për të rinjtë me ngjyrë.
Është lindur, rritur dhe jeton në Xhekson, Misisipi. Në adoleshencë ka qenë repere, kohë kur ia doli që t’i kushtonin një artikull në revistën Right On!. Është diplomuar në Universitetin e Arteve të Bukura për krijimtari dhe është fituese e çmimit përurues Walter Dean Myers, dhënë në vitin 2015 nga We Need Diverse Books. Mos mbill urrejtje është romani i saj i parë. Angie Thomas u shndërrua në një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore për të rinj, duke sjellë në qendër të vëmendjes tema si identiteti, familja, miqësia dhe drejtësia.