Përfytyroni sikur vendi ku po jetoni po ndryshon.
Përfytyroni se pa e vënë re, ky vend bëhet i rrezikshëm për jetën e disa njerëzve të cilët nuk mund të jetojnë më aty.
Përfytyroni se për habinë tuaj, papritur zbuloni se babai juaj është njëri prej këtyre njerëzve.
Kështu i ndodh Anës në Gjermanin e vitit 1933.
Ishte vetëm 9 vjeçe. Ana është tepër e zënë me mësimet e shkollës dhe me rrëshqitjet me slitë në kodrinën e vogël me dëborë dhe s’ka si të dëgjojë kur flitet për Hitlerin. Por një ditë ajo dhe vëllai i saj arratisen fshehurazi dhe me ngut nga Gjermania. Babai i tyre kërkohet nga nazistët – gjallë a vdekur.
Ky është fillimi i një aventure të madhe, plot të panjohura ndonjëherë të frikshme, shumë shpesh zbavitëse, dhe gjithmonë, gjithmonë ngazëlluese. Për të e rëndësishme është familja e bashkuar.
Judith Kerr lindi në Berlin, e bija e një shkrimtari të njohur gjerman. Në vitin 1933, ajo u largua nga Gjermania naziste së bashku me familjen e saj dhe u vendose përfundimisht në Angli.
Vite më vonë, ajo shkroi për përvojat e saj në romanin bestseller për lexuesit e moshës shkollore 9+ “Kur Hitleri grabiti arushin e trëndafiltë”. Ajo është gjithashtu autore dhe ilustruese e shumë librave me ilustrime për fëmijë, përfshirë “Tigri që erdhi për çaj”, i botuar për herë të parë në vitin 1968 dhe që prej atëherë ka shitur më shumë se një milion kopje në mbarë botën.
Në vitin 2012 Judith-it iu dha Urdhri i Perandorisë Britanike për kontributin e saj në letërsinë për fëmijë dhe për edukimin mbi holokaustin. Vdiq në Londër më 22 maj 2019, në moshën 96-vjeçare.