Ku është njëbrirëshi? - Një libër magjik me lojën kukafshehtas
Njëbrirëshat nuk duan të qëndrojnë më në Luginën e Ylberit. Atyre u pëlqen shumë të luajnë kukafshehthi, por tashmë i njohin mirë të gjitha vendet ku fshihen. Ndaj kanë vendosur të largohen nga pylli i tyre i qetë e të shkojnë në kërkim të një aventure mbresëlënëse.
Rubini, prijësi i fatsjellësve (e di se si quhet një grup njëbrirëshash?), ka planifikuar me kujdes një turne në disa vende të ndryshme të botës, ku mund të fshihesh për mrekulli.
Një gjë është e sigurt: njëbrirëshat do të nisen në udhëtimin më të rëndësishëm të jetës së tyre! A mund t’i gjesh të shtatë njëbrirëshat e ngjyrave të ylberit në çdo pamje? Ata janë të paparë për t’u fshehur, ndaj duhet t’i kërkosh me kujdes andej-këtej!
Bashkë me përgjigjet do të zbulosh dhe shumë gjëra të tjera interesante.
Me këtë libër mund të krijoni momente të bukura familjare, pasi kërkimi i njëbrirëshave është një lojë që mund ta luani së bashku.
Fëmijët jo vetëm lexojnë, por edhe eksplorojnë, luajnë dhe mësojnë.
Jonny Marx është autor dhe redaktor i librave për fëmijë, me banim në Londër. Ai është i njohur për librat e tij plot fantazi, kuriozitete dhe aventura, që ndërthurin argëtimin me zbulimin e aftësive të të nxënit.
Ka punuar për më shumë se 60 tituj për fëmijë, duke trajtuar tema të ndryshme, nga krijesat mitologjike dhe kafshët parahistorike, te historia, natyra dhe bota njerëzore. Ndër librat e tij të njohur është “Ku është njëbrirëshi”.