Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Kryeministri aksidental
Aventurë / Fantazi

Kryeministri aksidental

800 Lekë

Çfarë do të bënit po të ishit ju në krye? Personazhi ynë e di shumë mire çfarë mund të bëjë.

Kur Xhoi i tregon një gazetari se çfarë do të bënte po të ishte në krye të vendit, videoja bëhet virale dhe fjalimi i tij bëhet i famshëm në të gjithë botën! Shumë shpejt, njerëzit fillojnë të kërkojnë dorëheqjen e udhëheqësit aktual dhe t’i japin dikujt tjetër një shans... dhe kështu një djalë i zakonshëm si Xhoi përfundon me punën më të jashtëzakonshme që mund të imagjinohet.

Tani mund të fillojë vërtet argëtimi... Ai sjell ide të çuditshme: kapele për maçokë! derrkucë si kafshë shtëpiake për të gjithë pa para! Autobusë në formë bananeje! Pishina në trena!

Një histori plot humor, aventura dhe surpriza, që tregon se ndonjëherë edhe një djalë i zakonshëm mund të ndryshojë botën në mënyrën më të jashtëzakonshme.

Libri i duhur për ata që adhurojnë David Walliams.

Autor
Tom McLaughlin
Ilustrues
Tom McLaughlin
Përkthyes
Sokol Mici
ISBN
978-9928-116-83-3
Faqe
230
Botimi
2016
Mosha e sugjeruar
8 – 12 vjeç
Për Tom McLaughlin

Tom McLaughlin është autor dhe ilustrues britanik, i njohur për humorin e tij të zgjuar, imagjinatën e pasur dhe historitë plot surpriza. I apasionuar pas vizatimit që në fëmijëri, ai nisi karrierën si karikaturist politik, përpara se t’u kushtohej librave për fëmijë.

Me një stil të gjallë dhe plot humor, McLaughlin krijon aventura që i bëjnë fëmijët të qeshin, të imagjinojnë dhe të shohin botën nga një këndvështrim krejt tjetër. Veprat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë dhe kanë fituar zemrat e lexuesve të vegjël në mbarë botën.