Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Koordinatat e lumturisë
Psikologji

Koordinatat e lumturisë

1500 Lekë

Për ëndrrat, udhëtimet dhe jetën e vërtetë.

“Libri që ke në duar është një rrëfim emocionues, i një rrugëtimi jetësor absolutisht të mundshëm. Historia e një djali, i cili paçka se nuk është special ka ndërtuar një jetë speciale. Ndoshta nuk do të japë përgjigjet që kërkoje, por do të shtyjë të bësh pyetjet e duhura. Ku i dihet, ndoshta edhe ti, një ditë, dëshiron të bësh atë që kam bërë unë: të ndjekësh koordinatat e lumturisë sate.”

“Unë ëndërroja një jetë të tillë. Një jetë ku mund të udhëtoja me muaj nëpër Azi, për t’u zgjuar një mëngjes në Bali dhe të vendosja krejt papritur të kthehesha në Europë. Të kaloja disa ditë në Bangkok për të ngrënë pad thai dhe për të përshëndetur Lindjen. Të shkoja të takoja gjyshen time

në Torino, pastaj të ngjitesha në bordin e shtëpisë sime me rrota dhe të rinisesha. Dhe natën e parë gjatë rrugëtimit, duke pare yjet, të diskutoja me shpirtin tim binjak për qëllimin e radhës. Ose të udhëtoja e kaq, pa qëllim, duke ndjekur vetëm dhe veçanërisht koordinatat e lumturisë.

Ëndërroja që dhomën e një hosteli ose hollin e një aeroporti ta bëja zyrën time dhe botën

e tërë shtëpinë sime. Të mund të punoja në distancë nga çfarëdolloj pike e planetit dhe të fitoja për të jetuar duke bërë atë që dua më shumë. E ëndërroja një jetë të tillë: të lirë. Dhe ju them të vërtetën, nga një pjesë mes trurit dhe zemrës, ndieja se mund ta bëja me të vërtetë, që prej ditës së parë.

Pikërisht kjo gjë e bëri diferencën: besimi. “Të besosh gjithmonë.”

Koordinatat e lumturisë është historia e Xhanluka Gotos, autor i blogut “Ushqehu Jeto Udhëto”. Por jo vetëm: është edhe manifesti i një gjenerate të tërë shpirtrash të lirë, ëndërrimtarë dhe udhëtarë, me synimin që jetën e tyre ta bëjnë një histori të veçantë dhe të mrekullueshme.

Autor
Gianluca Gotto
Përkthyes
Eljon Doçe, Anxhela Lepuri
ISBN
978-9928-341-75-4
Faqe
390
Botimi
2023
Për Gianluca Gotto

Xhanluka Goto lindi në Torino më 1990. Në moshën njëzetvjeçare u zhvendos në Australi dhe Kanada. Sot është një nomad digjital: shkruan artikuj dhe libra teksa udhëton nëpër botë. Në blogun e tij “Ushqehu – Jeto - Udhëto” ndan eksperienca të jetës dhe të udhëtimeve. Në vitin 2019 ka publikuar romanin e tij të parë Come unna note a Bali.

Ky libër është historia e tij.