Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Konspiracioni
Psikologji / Filozofi

Konspiracioni

1500 Lekë

Një histori e teorive absurd dhe si të mos biesh pre e tyre.

Nga Paniku Satanik te lëvizja kundër vaksinimit, nga ulja në Hënë te Pizzagate, natyra njerëzore është gjithnjë e prirur të besojë se po mashtrohet nga njerëzit me pushtet (dhe në disa raste, për të qenë të drejtë, absolutisht që kjo ndodh).

Por, ndërkohë që përfshirja në një bisedë zbavitëse mbi teorinë e Shtetit në Hije me një grup bashkëbiseduesish në internet mund të jetë argëtuese, kohët e fundit kanë treguar se disa nga këto teori kanë marrë jetë – dhe në kërkimin tonë të palodhur për të vërtetën, duket se mund të jemi duke shkaktuar disa dëme.

Në librin Konspiracioni, Tom Phillips dhe Jonn Elledge na marrin me vete në një udhëtim magjepsës, shumë informues dhe shpeshherë argëtues përmes teorive të vjetra dhe të reja të komplotit, duke u përpjekur t’i përgjigjen një pyetjeje të rëndësishme për kohën tonë: Si të mësojmë të shkëputemi nga forumet e mesazheve QAnon, dhe të fillojmë sërish të besojmë provat reale?

Autor
Tom Phillips, Jonn Elledge
Përkthyes
Qemal Shkurti
ISBN
978-9928-341-84-6
Faqe
416
Botimi
2024
Për Tom Phillips

Tom Phillips është ish-redaktori i “Full Fact”, organizatë e pavarur në Britani. Më parë ai ka qenë drejtor redaksie i “BuzzFeed”. Libri i parë i Tomit, “A Brief History of How We F*cked It All Up”, u botua në vitin 2018 dhe, që atëherë, është përkthyer në më shumë se 30 gjuhë. Libri i dytë i tij, “TRUTH: A Brief History of Total Bullsh*t” u botua në vitin 2019 dhe deri tani është përkthyer në 20 gjuhë.

Për Jonn Elledge

Jonn Elledge shkruan rregullisht për gazetën “Big Issue” dhe “New Statesman”, si dhe në të përjavshmen “Newsletter of (Not Quite) Everything”. Më herët, ai ka qenë asistent redaktor i “New Statesman”, ku ishte përgjegjës për faqen urbanistike “CityMetric”, moderimin e podcastit “Skylines” dhe shkrimin e shumë rubrikave të ashpra rreth krizës së strehimit. Ai jeton në zonën e East End-it të Londrës. Libri i parë i Xhonit, “Compendium of (Not Quite) Everything” u botua në vitin 2021.