Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Koha e jetës
Mirëqenie / Shëndet

Koha e jetës

2000 Lekë

Shkenca e re e orës biologjike dhe se si kjo mund të revolucionarizojë gjumin dhe shëndetin tuaj.

Flini më mirë, punoni më mirë, ndjehuni më mirë!

Në shekullin e 21-të, gjithnjë e më shumë po e shtyjmë rutinën tonë të përditshme në kohën e natës, duke bërë punët, stërvitjen fizike, si dhe duke e kaluar jetën shoqërore gjatë muzgut të mbrëmjes. Por, kemi harruar se trupat tanë drejtohen nga një orë biologjike 24-orëshe që na udhëzon drejt kohës më të mirë për të fjetur, për të ngrënë dhe menduar. Shkenca e re ka vërtetuar se të jetuarit jashtë sinkronizimit me këtë orë biologjike jo vetëm që na prish gjumin, por na bën më të prekshëm ndaj infeksioneve, kancerit, mbipeshës, diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve mendore.

Autori përmes eksperiencës së tij, na çon në një udhëtim marramendës nëpër shkencën e orëve biologjike të trupit tonë. Me njohuritë e marra nga studimet që ka kryer, si dhe njohuritë e mbledhura nga një komunitet ndërkombëtar shkencëtarësh dhe biologësh të gjumit, të cilët studiojnë ritmet cirkadiane, ai ilustron efektet befasuese që mund të ketë koha e ditës në shëndetin tonë: se si një shëtitje përgjatë kohës së agimit mund të sigurojë një gjumë më të mirë natën, se si ngrënia pas perëndimit të diellit mund të ndikojë në peshën tonë, si dhe efektet e jashtëzakonshme që mund të ketë koha e marrjes së ilaçeve në rrezikun e problemeve shëndetësore kërcënuese për jetën, të tilla si goditja në tru.

Në botën moderne, kemi lënë pas dore një pjesë thelbësore të biologjisë sonë. Por, duke fituar njohuri për këtë shkencë mahnitëse, mund ta rikthejmë biologjinë tonë në ritmin e duhur, dhe të jetojmë jetë më të shëndetshme dhe të lumtur.

Autor
Russell Foster
Përkthyes
Armela Totaj
ISBN
978-9928-481-22-1
Faqe
496
Botimi
2025
Për Russell Foster

Rasell Foster është profesor i Neuroshkencës Cirkadiane, drejtor i Institutit Sir Jules Thorn Sleep and Circadian Neuroscience, dhe shef i Laboratorit të Oftalmologjisë Nuffield në Universitetin e Oksfordit. Ai është anëtar i Shoqërisë Mbretërore dhe iu dha titulli Commander of the British Empire për shërbimet e tij ndaj shkencës. Rasell shpesh kontribuon duke botuar artikuj shkencor në gazeta dhe shpesh shfaqet në televizion dhe radio, duke përfshirë emisionin Desert Island Discs. Ai ka shkruar në bashkëpunim me autorë të tjerë katër libra shkencorë tepër të njohur; Koha e Jetës është i pari libër ku ai është i vetmi autor.