Të ndërmarrësh rreziqe, t’i bësh punët lëmsh dhe të jesh vetëvetja, mrekullisht e papërkryer e tërësisht fuqiplotë! - Zbulo fuqinë që ke brenda vetes!
Vajzat mund të udhëheqin botën - gjithçka që u duhet është vetëbesimi!
Ke dashur ndonjëherë të kishe guximin për të marrë pjesë në një ekip sportiv, apo t’i thoshe nja dy fjalë atij mësuesit nopran e të vrazhdë... apo t’i japësh jetë ëndrrës për të hapur klubin për mbrojtjen e kafshëve? Epo, mbase lista jote e gjërave për të cilat duhet guxim është krejt e ndryshme nga kjo. Por, cilatdo qofshin ato, në këtë libër rrefehet sekreti për t’i bërë realitet:
Vetëbesimi. Ai të jep forcën për të bërë çdo gjë që dëshiron.
I pajisur me ilustrime novelash grafike, me lista e me teste të këndëshme, si dhe me ngjarje reale të shumë vajzave, ky libër të mëson kodin e vetëbesimit: si ta krijosh atë dhe si ta vësh në përdorim. Shumë shpejt do të shndërrohesh në një vajzë që vepron, do të ndërrmarrësh rreziqe, të cilat do të të çojnë drejt aventurave të mëdha, si dhe do të marrësh përsipër sfida të cilat nuk i kishe imagjinuar kurrë.
Merr disa minuta çdo ditë për veten dhe zbulo se sa e guximshme, e fortë dhe e sigurt mund të bëhesh.
Beso te vetja. Guxo. Ji vetvetja!
Katty Kay është spikere e BBC World News America, me seli në Uashington DC. Ajo është gjithashtu një kontribuuese e Meet the Press dhe Morning Joe dhe një mike e rregullt e The Diane Rehm Show në NPR. Përveç punës së saj për çështjet e grave, Katty ka mbuluar skandalin seksual të administratës Klinton; katër zgjedhje presidenciale; dhe luftërat në Kosovë, në Afganistan dhe në Irak. Ajo ishte në Pentagon vetëm njëzet minuta pasi një aeroplan i rrëmbyer fluturoi në ndërtesë më 9/11, një nga kujtimet e saj më të gjalla gazetareske është intervistimi i ushtarëve ende dukshëm të tronditur nga sulmi. Katty u rrit në shumë vende të Lindjes së Mesme, ku babai i saj ishte dërguar si diplomat britanik.
Claire Shipman është gazetare, autore dhe folëse publik. Para se t’i kthehej shkrimit, Claire kaloi katërmbëdhjetë vjet si një kontribuuese e rregullt në Good Morning America dhe transmetime të tjera kombëtare për ABC News. Para kësaj, ajo shërbeu si korrespondente e Shtëpisë së Bardhë për NBC News. Ajo gjithashtu ka punuar për një dekadë për CNN-in, duke mbuluar Shtëpinë e Bardhë dhe qe shpërngulur në Moskë për pesë vjet. Ajo nuk do ta harrojë kurrë rënien e Bashkimit Sovjetik dhe qytetarët e zakonshëm teksa rrëzonin me litar dhe me shumë zemërim statujat gjigante të udhëheqësve komunistë në sheshet e qytetit. Mbulimi i saj ndihmoi CNN-in të fitonte një çmim Peabody. Ajo gjithashtu mori një çmim DuPont dhe një çmim Emmy për mbulimin e revoltës studentore në Sheshin Tiananmen në vitin 1989.
Jillellyn Riley është shkrimtare dhe redaktore me përvojë të gjerë në krijimin dhe në leximin e tregimeve. Ajo ka punuar me autorët më të shitur dhe inovativë të librave për fëmijë, si dhe me autorë të letërsisë dhe të librave joletrarë për të rritur. JillEllyn-i jeton në Bruklin, Nju-Jork, me bashkëshortin e saj, dy djem dhe me qenin, Stellën.
Nan Lawson është ilustruese dhe artiste që jeton në Los Anxhelos. Ajo është kontribuuese e rregullt në disa galeri arti në të gjithë vendin dhe ka pasur mundësinë të punojë me kompani të tilla, si: Academy Awards, Lucasfilm, Nickelodeon dhe Hulu. Ajo gjithashtu punon me klientë të pavarur për zhvillimin vizual të animacionit, si dhe me ilustrimin e librave dhe editorialeve. Ajo e kalon shumicën e ditëve të saj duke vizatuar. Jeton në Los-Anxhelos me bashkëshortin dhe vajzën e saj.