Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Kekë në hapësirë
Humor / Emocione

Kekë në hapësirë

1000 Lekë

Përgatituni për një aventurë në hapësirën kozmike me ilustrime pothuajse në çdo faqe. Familja e Astrës po udhëtojnë drejt hapësirës - në një planet krejtësisht të ri. Dhe për çfarë ka nevojë çdo fëmijë në ditën e udhëtimit? Për ushqime të shpejta! Por kur Astra i kërkon kompjuterit të anijes kozmike të përgatisë ëmbëlsirën më fantastike, ai krijon kekë aq të mahnitshëm, saqë ata marrin jetë. Tani këta kekë-monstra po shkatërrojnë anijen!

A mund t'i ndalojnë Astra dhe shoku i saj robot përpara se të jetë vonë? Apo këto ëmbëlsira të tmerrshme janë receta e sigurt për një katastrofë?

Për lexuesit e vegjël që janë gati për libra të shkruar me kapituj, Kek në hapësirë është libri i duhur me humor, ngjarje dhe argëtim të jashtëzakonshëm.

Autor
Philip Reeve
Ilustrues
Sarah McIntyre
Përkthyes
Floreta Bruzia
ISBN
978-9928-219-02-2
Faqe
216
Botimi
2017
Mosha e sugjeruar
7 – 10 vjeç
Për Philip Reeve

Philip Reeve lindi dhe u rrit në Brighton. Ai punoi në një librari dhe ndoqi si regjisor disa projekte teatrore. Më pas, ai vijoi të shkruante dhe të ilustronte libra për fëmijë. Libri i tij i parë, Mortal Engines, u vlerësua me çmimin e rëndësishëm „Blue Peter Book of the Year“. Që nga viti 2013, ai bashkëpunon ngushtë me autoren dhe ilustruesen Sarah McIntyre.

Philip jeton në Dartmoor me bashkëshorten dhe djalin e tij. Pasionet e tij janë ecja, vizatimi, shkrimi dhe leximi.

Për Sarah McIntyre

Sarah McIntyre është një ilustruese dhe shkrimtare e njohur për librat e saj të ilustruar për fëmijë. Së bashku me Philip Reeve, ajo ka krijuar disa bashkëpunime mjaft të suksesshme. Reeve shkruan tekstin me ndihmën e Sarah-s, ndërsa Sarah krijon ilustrimet me ndihmën e Philip-it.

Sarah gjithashtu ofron në faqen e saj të internetit aktivitete falas rreth librave, si dhe ide për të krijuar vizatime, duke i nxitur fëmijët të shfaqin talentin e tyre krijues.