Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Kauboji Liro
Aventurë / Fantazi

Kauboji Liro

400 Lekë

Liro Ninkeri ka një kapelë, një litar me lak dhe çizme. Ajo që i mungon është... një kalë, derisa takon Mejbelinën, që është edhe dashuria e tij me shikim të parë. Mejbelina i ka shumë qejf makaronat spageti; po ashtu e do shumë edhe Liron. Por kur Liroja harron rregullin e tretë dhe më kryesorin për kujdesin ndaj Mejbelinës, ndodh fatkeqësia. A do të mundet Liroja t’i bëjë ballë fatit dhe ta shmangë atë fatkeqësi?

Bashkohuni edhe ju me Liron, Mejbelinën në ngjarjet argëtuese të personazheve më të dashur të Kate DiCamillo-s. – Stela, Franku, zonja Uatson dhe Mërsi e mrekullueshme – në një kalërim zbavitës dhe të çiltër nëpër rrugën “Dekavu”.

Autor
Kate DiCamillo
Ilustrues
Chris Van Dusen
Përkthyes
Artan Miraka
ISBN
978-9928-116-77-2
Faqe
90
Botimi
2015
Mosha e sugjeruar
6 – 10 vjeç
Për Kate DiCamillo

Kate DiCamillo është një nga shkrimtaret amerikane më të njohura të letërsisë për fëmijë. dy prej të cilëve kanë fituar çmimin “Newbery Medal”, si edhe gjashtë librat për Mërsi Uatsonin. Për librin “Kauboji Liro Ninker” ajo thotë: “Liro Ninkeri m’u lut që të shkruaja një libër për të. Po ajo që nuk dinte ai (dhe që as unë nuk e dija) ishte ajo çfarë i duhej në të vërtetë. Pra, një kalë. Këtu keni historinë për Liron. Dhe për një kalë me emrin Mejbelina.” Kate DiCamillo jeton në Minepolis. Librat e Kate DiCamillos janë shitur në mbi 40 milionë kopje në mbarë botën, duke e bërë atë një nga autoret më të suksesshme të letërsisë bashkëkohore për fëmijë.

Për Chris Van Dusen

Chris Van Dusen është autori i ilustrimeve të shumicës së librave të kësaj shkrimtareje. Ai thotë: “Liro Ninkeri, me personalitetin e tij të çuditshëm, m’u duk shumë tërheqës. Jam i lumtur që i dhashë jetë.” Chris Van Dusen jeton në Maine.

Van Dusen është veçanërisht i njohur për ilustrimet e tij të mrekullueshme, personazheve plot emocione dhe stilin argëtues që u përshtatet shumë mirë librave për fëmijë.