Askush para Angela Merkelit nuk kishte hequr dorë vullnetarisht nga posti më i rëndësishëm i politikës gjermane. Deri në përfundim të mandatit të saj, ajo vazhdoi të gëzonte mbështetje të lartë në opinionin publik dhe u vlerësua vazhdimisht si një drejtuese e aftë për të menaxhuar krizat.
Gjermanët e shohin Merkelin si një politikane jashtëzakonisht pragmatike, aq pragmatike sa Helmut Schmidt do të kishte dashur të ishte vetë. Ideologjitë, botëkuptimet dhe çështjet e mëdha parimore nuk kanë qenë në qendër të interesave të saj. Pa bujë, ajo braktisi disa nga bindjet e palëkundura të kristiandemokratëve, ndër to shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe energjinë bërthamore. Për këtë arsye, kritikët e akuzuan se programi i saj i vetëm ishte të qëndronte në postin e kancelares.
Për gjashtëmbëdhjetë vjet, Angela Merkeli mbajti postin më të rëndësishëm politik në Gjermani, duke u bërë kancelarja që qëndroi më gjatë në detyrë pas Helmut Kohlit. E megjithatë, ajo mbeti në shumë aspekte një enigmë si për kundërshtarët, ashtu edhe për përkrahësit e saj. Nga buronte kjo këmbëngulje e jashtëzakonshme? Nëse Merkeli, siç pretendohet shpesh, qeverisi kryesisht në mënyrë pragmatike, pa ideologji të mirëpërcaktuar e madje pa një vizion të qartë, si shpjegohet që Gjermania ndryshoi kaq shumë gjatë drejtimit të saj?Ursula Weidenfeldi bën një bilanc te viteve të Merkelit, ndjek gjurmët e frymes së një epoke ne perfundim dhe tregon se çfarë trashëgimie la pas Merkeli. Por para se gjithash ajo vizaton portretin e një gruaje dhe politikaneje të jashtëzakonshme.
Ky libër është më shumë se një bilanc i epokës së Merkelit. Ai përpiqet të shpjegojë fenomenin e saj politik dhe të hedhë dritë mbi figurën e një gruaje të jashtëzakonshme, që la gjurmë të thella në historinë e Gjermanisë.
URSULA WEIDENFELD, e lindur në vitin 1962, studioi histori ekonomike, gjermanistikë dhe ekonomi politike në Bon dhe Mynih. Ndër të tjera, ajo punoi si korrespondente e revistës Wirtschaftswoche në Berlin, si dhe si shefe e sektorit të ekonomisë dhe zëvendëskryeredaktore e gazetës Der Tagesspiegel, me seli në Berlin.
Aktualisht punon si gazetare e pavarur e specializuar në çështjet ekonomike, si dhe si moderatore dhe komentatore për radio dhe televizione. Në vitin 2007, Ursula Weidenfeld u nderua me çmimin Ludwig-Erhard për publicistikën ekonomike. Në vitin 2017, botoi librin Regierung ohne Volk (Qeveri pa popull).