Në librin e dytë të serisë bestseller të New York Times, Shkolla e spiunazhit, trajnimi top-sekret vazhdon edhe gjatë verës për Ben Riplejin, i cili dëshiron të bëhet agjent – por bashkë me të vazhdon edhe rreziku.
Ben Ripleji është nxënës, por shkolla e tij nuk është aspak e zakonshme. Gjatë vitit të fundit, ai ka kaluar një trajnim për t’u bërë agjent i nivelit të lartë dhe është përballur me lloj-lloj rreziqesh që vijnë bashkë me këtë profesion.
Tani që më në fund ka ardhur vera, Beni do të donte të argëtohej dhe të çlodhej. Por kjo nuk do të ndodhë gjatë trajnimit të detyrueshëm për mbijetesë si agjent, në një kamp të thjeshtë në mes të natyrës, ku MERIMANGA, një organizatë armike spiunazhi, është infiltruar mes radhëve të agjentëve.
A do të arrijë Beni ta zbulojë armikun përpara se armiku ta eliminojë atë – një herë e përgjithmonë?
Stuart Gibbs është autori i pesë serive bestseller të New York Times: Shkolla e spiunazhit, FunJungle, Moon Base Alpha, Charlie Thorne, Once Upon a Tim, etj.
Ai ka shkruar skenarë filmash dhe ka punuar në një mori filmash të animuar, ka krijuar seriale televizive, ka qenë kolumnist gazete dhe ka studiuar rreth kapybaras.
Stuart jeton me familjen e tij në Los Anxhelos.
Mund të mësoni më shumë për autorin në StuartGibbs.com.