Një histori e paharrueshme për luftën, miqësinë dhe guximin
Viti 1914. Lufta e Parë Botërore sapo ka filluar. Xhoi është një kal i bukur, i kuq, i rritur në fermën e familjes së Albertit. Mes kalit dhe djalit është krijuar një lidhje e veçantë, por gjithçka ndryshon kur Xhoi shitet për ushtrinë dhe dërgohet në frontin e Luftës së Parë Botërore.
Xhoi ndahet me dhimbje nga Alberti dhe përfundon në mes të luftës. Atje stërvitet për të përballuar betejat, për të tërhequr artileri të rëndë dhe për të transportuar ushtarë të plagosur – djem të rinj, jo shumë më të mëdhenj se Alberti.
Mes zhurmës së armëve, baltës së ftohtë dhe rrezikut të përditshëm, Xhoi shpreson se një ditë do ta rigjejë Albertin. Por, a do të përfundojë ndonjëherë lufta?
Kali i luftës është një histori e fuqishme për miqësinë, besnikërinë, humbjen, guximin dhe shpresën, që tregon tmerret e luftës përmes syve të një kali dhe lidhjes së jashtëzakonshme me djalin që e deshi shumë.
Një klasik prekës që të kujton se edhe në kohët më të errëta, shpresa dhe dashuria mund të mbijetojnë.
Michael Morpurgo është një nga shkrimtarët britanikë më të dashur për fëmijë. Ai ka shkruar shumë libra të njohur, mes tyre edhe Kali i luftës.
Michael ka qenë edhe Laureat i Letërsisë për Fëmijë në Britani, një rol i rëndësishëm që i kushtohet promovimit të leximit dhe librave për fëmijë.
Ai jeton në Angli me bashkëshorten e tij, Kler. Së bashku kanë krijuar një organizatë të quajtur Farms for City Children, e cila u jep fëmijëve që jetojnë në qytete mundësinë të kalojnë një javë në një fermë, të miqësohen me kafshët dhe të zbulojnë jetën në natyrë.
Michael Morpurgo beson se historitë mund të na bëjnë të ëndërrojmë, të ndiejmë dhe ta shohim botën me ndryshe.