Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Ju lutem mos e hapni 2 - Jargës
Humor / Emocione

Ju lutem mos e hapni 2 - Jargës

1200 Lekë

Çfarë është e gjelbër, e rrëshqitshme, por edhe di të flasë?

Nemo nuk arrin ta besojë. Para derës së shtëpisë ndodhet një pako e re, mbi të cilën shkruhet: “Ju lutem, mos e hapni”. Përsëri!

Por këtë herë gjithçka është ndryshe: llumi i gjelbër që flet, i cili ndodhet brenda, ka aftësi krejt të veçanta dhe i sjell Nemos një ide të çmendur biznesi. Në vend që ta kthejnë lodrën e humbur, Nemo dhe Fred kanë vetëm një gjë në mendje: me ndihmën e Slajmit duan të bëhen milionerë. Por ndërsa qyteti goditet nga një shi me llum, plani i tyre del jashtë kontrollit.

Gazmor dhe plot aksion: pakot misterioze e shndërrojnë qytetin e vogël e të mërzitshëm në një shesh aventurash!

26 kapituj të shkurtër e zbavitës, me ilustrime gazmore – ideale për fëmijët që kanë filluar të lexojnë vetë, nga mosha 8 vjeç.

Jeti, dragua apo vampir – në çdo vëllim fshihet një përbindësh tjetër. Të gjitha historitë mund të lexohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra, por janë edhe më argëtuese kur lexohen sipas radhës.

Një krijesë e humbur që dëshiron të kthehet në shtëpi, tre miq të guximshëm dhe plot surpriza – aventura e dytë e çmendur me pakon misterioze!

Autor
Charlotte Habersack
Ilustrues
Frederic Bertrand
Përkthyes
Afërdita Mali
ISBN
978-9928-341-05-1
Faqe
240
Botimi
2021
Mosha e sugjeruar
7 - 11 vjeç
Për Charlotte Habersack

Charlotte Habersack filloi që herët të shkruante tregimet e para në makinën e shkrimit të nënës së saj. Sot ajo shkruan kryesisht romane dhe bestsellerë për fëmijë ose udhëton me motorrin e saj Bulli nëpër vende të largëta.

Për Frederic Bertrand

Frédéric Bertrand ka studiuar për ilustrim dhe animacion në Bremen. Sot jeton dhe vizaton në Berlin dhe I lejon të banojnë me të përbindësha dëbore të pacipë, vampirë kafshues dhe skelete të zbehta.