Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Jeta qesharake e mësuesve
Humor / Emocione

Jeta qesharake e mësuesve

800 Lekë

Ç’bëjnë mësuesit kur dalin nga klasa, nëse dalin ndonjëherë? Mos vallë janë detektivë sekretë, kampionë të kërcimit mbi patina, apo i kalojnë mbrëmjet duke përkëdhelur plot 576 macet e tyre? Që nga mësuesit pleq që humbasin nëpër korridore deri te mësuesit që kundërmojnë era qen, përgatituni të mbani barkun me dorë nga të qeshurat me këtë libër të shkëlqyer.

Ky libër, do t'ju mësojë gjithashtu se, pse duhet të mbani gjithmonë me vete një banane për raste urgjence, apo si ta fluturoni veten drejt shkollës duke ndërtuar një katapultë të vërtetë mesjetare në oborrin e shtëpisë!

I urren apo i dashuron mësuesit, do të bëhesh një nga ata apo nuk të intereson, por thjesht të pëlqen të lexosh histori me humor - ky libër është për ty!

Por kujdes – ky nuk është një libër i zakonshëm. Mund ta lexoni mbarë, mbrapsht, anash dhe në 861,000 mënyra të tjera. Sido që ta shfletoni, përgatituni për fakte të paimagjinuara mbi mësuesit, ilustrime me të cilat do të shkriheni gazit, histori fantastike dhe një udhëtim të paharrueshëm leximi!

Autor
James Campbell
Ilustrues
Rob Jones
Përkthyes
Kristi Kaca
ISBN
978-9928-341-36-5
Faqe
208
Botimi
2022
Mosha e sugjeruar
7 - 9 vjeç
Për James Campbell

James Campbell vendosi të bëhej shkrimtar që kur ishte shtatë vjeç – pikërisht në momentin kur kuptoi se e kishte të pamundur të bëhej një “rosë”!

Ka vizituar mbi 3,000 shkolla për të për të frymëzuar fëmijët që të shkruajnë historitë e tyre. Po kështu ai është shumë i përkushtuar t'u shpjegojë fëmijëve pse duhet ta mbrojmë planetin – duke i bërë ata të shkrihen gazit e argëtohen në të njëjtën kohë!

Jeton në një fermë në Suffolk, në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me gruan dhe fëmijët.

Për Rob Jones

Rob Jones është një ilustrues jashtëzakonisht gazmor. Në maj të vitit 2015, libri i tij i parë "Bernard" fitoi çmimin prestigjioz People's Book Prize. Kur nuk është duke vizatuar, ai kalon kohën duke krijuar lodra dhe kukulla (kryesisht personazhe nga librat e tij). Rob jeton aktualisht në planetën Tokë dhe ka planifikuar të vazhdojë të jetojë aty edhe për nji të ardhme të parashikueshme!