Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Im atë Pablo Eskobar
Biografi / Monografi / Kujtime

Im atë Pablo Eskobar

1500 Lekë

Histori që s’duhet t’i përjetonim!

HISTORITË familjare janë histori heshtjeje dhe vetëm rrjedha e kohës i jep hapësirë të vërtetës. Deri sot besonim se ishte thënë gjithçka për Pablo Eskobarin, një nga kriminelët më të egër të Amerikës Latine, por të gjitha kanë qënë versione të treguara nga jashtë dhe asnjëherë nga brenda intimitetit të vatrës familjare.

Njëzet e një vjet pas vdekjes së kreut të kartelit të Medelinit, Huan Pablo Eskobar udhëton drejt një të kaluare që nuk e zgjodhi ai vetë, për të na dhënë një version të pabotuar për të atin, njeriun që ishte në gjendje të shkonte deri në kufijtë më ekstremë të mizorisë dhe, në të njëjtën kohë, shprehte dashurinë e pafund për familjen e vet.

Ky nuk është libri i një djali që kërkon shfajësim për të atin, por një rrëfim rrënqethës për pasojat e dhunës.

…"Historia e tim eti na la pa miq, pa vëllezër, pa xhaxhallarë, pa kushërinj, pa gjysmën e familjes dhe pa atdhe. Në këmbim, na la në mërgim dhe me një barrë të rëndë frike dhe persekutimi.

Për vite me radhë kam refuzuar të bëhem baba, sepse më dukej diçka jo logjike dhe egoiste të bëj një fëmijë e t’i trashëgoj barren e një historie që do t’i rëndonte mbi kurriz gjithë jetën.

Sot mendoj ndryshe. Dua që të kem mundësinë t’u mësoj fëmijëve të mi vlerën e punës së ndershme, të përpjekjeve vetjake, të studimit, dhe të respektimit të jetës dhe të ligjit. Dua t’i rris fëmijët e mi si njerëz për së mbari. Gjurma më e mirë që mund t’u lë kur të mbyll sytë, është të kem arritur që ata të ecin në rrugën që i çon gjithmonë drejt paqes"...

Autor
Juan Pablo Escobar
Përkthyes
Ivzi Koçi
ISBN
978-9928-219-76-3
Faqe
472
Botimi
2018
Për Juan Pablo Escobar

Huan Pablo Eskobar (tani Huan Sebastian Marrokin Santos)

Lindi në Medelin në vitin 1977. Arkitekt dhe i diplomuar në degën e dizajnit Industrial. Është protagonist i dokumentarit “Mëkatet e tim eti”, i nderuar me shtatë çmime, i shfaqur nga OKB gjatë kremtimit të Ditës Ndërkombëtare të Paqes. Si njeri pacifist, bëri të mundur dialogun, pajtimin dhe faljen nga bijtë e viktimave të dhunës narko-terroriste të ushtruar nga i ati në vitet tetëdhjetë e nëntëdhjetë. Ai është djali i narkotrafikantit më të egër që ka njohur historia.