Një libër interaktiv me xhepa që hapen…
Që nga botimi i parë në vitin 1982, I dashur Zoo, ka qenë një nga librat më të dashur të fëmijëve të vegjël dhe prindërve të tyre.
Çfarë do të ndodhë nëse i shkruan një letër kopshtit zoologjik dhe i kërkon të të dërgojë një kafshë shtëpiake? A do të të dërgojë një majmun? Po një luan? Apo ndoshta edhe një elefant?
Por a do të arrijë kopshti zoologjik të gjejë më në fund kafshën e duhur për ty?
Hap një nga një xhepat në libër dhe zbulo se cila kafshë fshihet pas tyre!
Cilën kafshë do të zgjidhje ti si kafshën tënde të preferuar?
I dashur Zoo është një libër që nuk duhet të mungojë në bibliotekën e asnjë fëmije. Me ilustrime shumëngjyrëshe, një tekst gazmor dhe një mori kafshësh të dashura libri i duhur për t’u lexuar në familje.
I DASHUR ZOO ka mbi 35 vite që botohet – dhe vazhdon të jetë po aq popullor si përherë!
Rod Campbell krijon libra për bebe dhe fëmijë të vegjël. Libri i tij më i njohur është “I dashur Zoo”, i cili ka shitur më shumë se dy milionë kopje në mbarë botën.
Të gjithë librat e tij kanë tekste të thjeshta, shpesh me shprehje që përsëriten, të përshtatshëm për fëmijët që ende nuk dinë të lexojnë vetë.
Herë pas here ai përdor edhe kapakë që hapen dhe elemente preke dhe ndjeje, duke e bërë leximin një moment argëtues dhe ndërveprues për të vegjlit.