Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Guximtarët shpëtimtarë
Humor / Emocione

Guximtarët shpëtimtarë

800 Lekë

Familja Bold është bërë e famshme në gjithë botën e kafshëve. Arsyeja? Këto hiena janë aq të zonja për t’u shtirur si njerëz, sa askush nuk arrin t’i zbulojë!

Shtëpia e Boldëve mbushet me krijesa nga më të ndryshme që duan të mësojnë sekretin e tyre. Një krokodile që nuk arrin ta mbajë nën kontroll oreksin, një qimedredhur që ëndërron të bëhet këngëtare e famshme dhe disa kuaj garash që janë arratisur nga i zoti... Me kaq shumë mysafirë në shtëpi, familja Bold ka punë sa për një tufë të tërë hienash!

A do të arrijnë t’u mësojnë këtyre kafshëve si të jetojnë mes njerëzve pa zbuluar sekretin e tyre?

Sepse kur një familje hienash shtiret si një familje njerëzish, jeton në një shtëpi në periferi, shkon në punë e në shkollë dhe përpiqet të fshehë qimet, bishtat dhe gjithë pjesën tjetër të pamjes së saj prej kafshe... nuk ka si të mos ndodhin aventura!

Dhe kur Bold-ët duhet të mashtrojnë policinë e lagjes ose të ndihmojnë kafshë të tjera të shtiren si njerëz, një gjë është e sigurt: e qeshura është e garantuar!

Autor
Julian Clary
Ilustrues
David Roberts
Përkthyes
Elda Beta
ISBN
978-9928-219-21-3
Faqe
290
Botimi
2016
Mosha e sugjeruar
8 - 12 vjeç
Për Julian Clary

Julian Clary është komedian dhe shkrimtar. Me shfaqjet e tij plot humor, ai ka udhëtuar nëpër botë dhe ka bërë të qeshin njerëz të panumërt. Kur nuk është duke shkruar apo duke argëtuar publikun, Julian jeton në Kent të Anglisë, së bashku me qentë dhe... disa pula! Po, pula të vërteta! Sepse i do shumë kafshët.

Për David Roberts

David Roberts jeton në Londër dhe është ilustruesi i shumë librave për fëmijë, si: “Igli Pek, arkitekt”, “Hirushja: një histori dashurie e ilustruar”, “Happy Birthday”, “Madame Chapeau”, dhe “Ada Twist, Scientist”.