A keni dëgjuar ndonjëherë për një gomar kaq gazmor, të çuditshëm, të gjatë e plot ngatërresa?
Përrallë në vargje me rimë, plot humor dhe të qeshura, Ilustrime shumëngjyrëshe të bukura dhe plot gjallëri.
Zgjedhja e duhur për lexim para gjumit si dhe për të kaluar momente argëtuese së bashku me fëmijët.
Kjo histori zbavitëse do t’i bëjë fëmijët dhe të rriturit të qeshin dhe argëtohen!
Libri me ilustrime “Gomari Gërdallë” është shitur mbi dy milionë kopje në mbarë botën dhe është një dhuratë perfekte për fëmijët!
Craig Smith është këngëtar, kompozitor dhe autor bestseller nr. 1 në Mbretërinë e Bashkuar, Australi dhe Zelandën e Re. Kënga e tij “Wonky Donkey” u shpall bashkëfituese e çmimit "APRA Children’s Song of the Year" në vitin 2008. Craig Smith jeton në Queenstown, Zelandën e Re.
Katz Cowley është ilustruesе e talentuar dhe e vlerësuar me disa çmime, e njohur veçanërisht për ilustrimet e librit bestseller “Gomari Gërdallë” nga Craig Smith. Ajo ka ilustruar edhe libra të tjerë të suksesshëm për fëmijë. Katz jeton në Mbretërinë e Bashkuar.