Goditje dënimi dhe goditje tradhtare. - Toni Grizi ëndërron që të integrohet në skuadrën e të rinjve kampionë që po stërvit babai i tij. Goditje e fatit apo shkelje syri e fatit, sulmuesi titullar i skuadrës është lënduar gjatë pushimeve, dhe duhet gjetur një zëvendësues sa më shpejt. Edhe pse babai i tij “Grizli”, nuk është dakord, dhe gjithë të tjerët mendojnë se ai është shumë i vogël dhe i brishtë…
A do të arrijë Toni t’i sfidojë të gjitha pengesat dhe të japë gjithçka nga vetja për t’u bërë pjesë e klubit të ëndrrave të tij?
Një libër që ndërthur historinë e Antoine Griezmann me një mesazh frymëzues për këmbënguljen dhe realizimin e ëndrrave.
Këshilla e Antoine: “Bëje jetën tënde ëndërr dhe ëndrrën realitet”. (Shprehje nga “Princi i vogël” i Saint-Exupery.)
ANTOINE GRIEZMANN është ylli i futbollit tringjyrësh që prej hyrjes së tij të parë si sulmues në skuadrën e Francës në vitin 2014, dhe shpërthimeve të tij në Europianin e 2016 ku ai u cilësua si golashënuesi më i mirë. Në serinë e tij të parë të Gol! Frymëzuar nga jeta e tij, ai ndan ëndrrat dhe shpresat e tij si një lojtar i ri si dhe vlerat njerëzore e sportive. Griezmann për këtë seri bashkëpunon me LAW, një ilustrues i ri dhe premtues, si dhe me HELLEF BAY, pseudonimi i gazetarit sportiv dhe skenaristit francez të romaneve grafike Laurent-Frédéric Bollée.
Isabel Escalante është ilustruese e librave për fëmijë, e njohur për bashkëpunimin me futbollistin francez Antoine Griezmann në serinë e librave “Gol”.
Në këtë seri, ajo sjell përmes ilustrimeve historinë e Toni Grizit, djalit të apasionuar pas futbollit, aventurat e të cilit frymëzohen nga përvoja dhe karriera e futbollistit Antoine Griezmann.