Nga autori bestseller nr. 1, David Walliams, vjen një aventurë misterioze jashtëzakonisht e bukur dhe plot humor, e ilustruar nga i mrekullueshmi Tony Ross, vijimi i shumëpritur i librit Gjyshja Gango.
Legjenda e MACES SË ZEZË jeton ende...
Beni po fillon të mësohet me jetën pa Gjyshen e tij të dashur. Asaj i pëlqente shumë lakra, ishte e jashtëzakonshme në zgjidhjen e anagramave... dhe një grabitëse ndërkombëtare gurësh të çmuar e njohur ndryshe si MACJA E ZEZË.
Aventura e jashtëzakonshme e vjedhjes së Thesarit të Kurorës ka mbetur veçse një kujtim.
Më pas ndodh diçka e pashpjegueshme. Thesare me famë botërore grabiten në mes të natës dhe të gjitha gjurmët nuk të çojnë askund tjetër përveçse te MACJA E ZEZË.
Por kjo është e pamundur...?
A mund ta zbardhë Beni misterin e MACES SË ZEZË të re para se të akuzohet ai vetë për grabitjet?
Libra të tjerë të David Walliams
Djali me fustan
Zotni Qelbashi
Djali miliarder
Gjyshja Gango
Qofte miu
Dentistja shtrigë
Halla e tmerrshme
Superarratisja e babagjyshit
Banda e mesnatës
Babi i keq
Përbindëshi i akullit
Bisha e pallatit mbretëror
Operacioni “Bananet”
DAVID WALLIAMS është shkrimtar, aktor dhe komedian. Prej kohësh është një fenomen i letërsisë për fëmijë. Librat e tij janë përkthyer në 55 gjuhë dhe janë shitur në më shumë se pesëdhjetegjashtë milion kopje në mbarë botën. Një nga bashkëpunëtorët më të afërt të tij është ilustruesi Tony Ross, i cili ka ilustruar shumë nga librat e Walliams. Po kështu ai ka bashkëpunuar edhe me piktorin Quentin Blake, të cilin e vlerëson si një nga heronjtë e fëmijërisë së tij.
Librat e Walliams kanë marrë vlerësime të paprecedentë nga kritikët dhe kanë thyer rekorde, duke qëndruar në vendin e parë të letërsisë për fëmijë për 240 javë.
Tony Ross është ilustrues i shkëlqyer dhe autor letërsisë për fëmijë në Britaninë e Madhe. Gjatë karrierës së tij ai ka ilustruar qindra libra për fëmijë dhe njihet për stilin e tij të veçantë, plot humor, gjallëri dhe personazhe ekspresive. Ai ka ilustruar shumë prej librave të David Walliams, duke i bërë historitë më zbavitëse dhe më tërheqëse.
Përveç ilustrimit, Tony Ross ka shkruar edhe libra për fëmijë. Për punën e tij është vlerësuar me shumë çmime në fushën e letërsisë për fëmijë.
Librat e ilustruar prej tij janë botuar në dhjetëra gjuhë dhe në më shumë se 100 vende të botës.