Benit i ngjethet mishi të rrijë te shtëpia e llahtarisur e gjyshes çdo të premte mbrëma. Por pastaj zbulon sekretin e saj...
Njihu me gjyshen e Benit. Ajo i ngjan shumë gjyshes së librit tënd:
* Ka flokë të bardhë
* Ka dhëmbë të rremë
* Mban shami letre të përdorura te mënga
* Dhe... është hajdute ndërkombëtare bizhuterish!”
Bashkohu edhe ti në aventurën e Benit, ndërsa ai me gjyshen planifikojnë grabitjen më të madhe në historinë e botës. E sigurt që do të qeshësh. Mbase edhe qan. Dhe kurrë nuk ke për të pasur të njëjtin mendim për gjyshet...
Një roman gazmor dhe prekës nga autori i vlerësuar nga kritika si pasardhësi i Roald Dahl-it.
Gjyshja gango është libri i katërt i Davidit – shumë më dëfryes!
DAVID WALLIAMS është shkrimtar, aktor dhe komedian. Prej kohësh është një fenomen i letërsisë për fëmijë. Librat e tij janë përkthyer në 55 gjuhë dhe janë shitur në më shumë se pesëdhjetegjashtë milion kopje në mbarë botën. Një nga bashkëpunëtorët më të afërt të tij është ilustruesi Tony Ross, i cili ka ilustruar shumë nga librat e Walliams. Po kështu ai ka bashkëpunuar edhe me piktorin Quentin Blake, të cilin e vlerëson si një nga heronjtë e fëmijërisë së tij.
Librat e Walliams kanë marrë vlerësime të paprecedentë nga kritikët dhe kanë thyer rekorde, duke qëndruar në vendin e parë të letërsisë për fëmijë për 240 javë.
Tony Ross është ilustrues i shkëlqyer dhe autor letërsisë për fëmijë në Britaninë e Madhe. Gjatë karrierës së tij ai ka ilustruar qindra libra për fëmijë dhe njihet për stilin e tij të veçantë, plot humor, gjallëri dhe personazhe ekspresive. Ai ka ilustruar shumë prej librave të David Walliams, duke i bërë historitë më zbavitëse dhe më tërheqëse.
Përveç ilustrimit, Tony Ross ka shkruar edhe libra për fëmijë. Për punën e tij është vlerësuar me shumë çmime në fushën e letërsisë për fëmijë.
Librat e ilustruar prej tij janë botuar në dhjetëra gjuhë dhe në më shumë se 100 vende të botës.