Njihuni me Qullsat! Mërsina Qulls ka gjithçka që dëshiron. Kur Mërsina thotë se do një GJËR, ka vetëm një problem... Çfarë është GJËRI?
Zoti dhe zonja Qulls do të bëjnë të pamundurën që vajza e tyre e dashur të jetë e lumtur, madje edhe të vizitojnë bodrumet e librarisë së frikshme për t’u zhytur në pluhurin e faqeve të librit misterioz Përpindëshpedia. Kërkimi i tyre i dëshpëruar i çon në thellësitë e xhunglave më të thella, ku mund të gjenden krijesat më të rralla.
Por, a do ta gjejnë ndonjëherë GJËRIN?
Një përrallë e shkëlqyer, historia e dy prindërve të dashur dhe e bijës së tyre egërsirë – si dhe mbërritja e befasishme e GJËRIT!
DAVID WALLIAMS është shkrimtar, aktor dhe komedian. Prej kohësh është një fenomen i letërsisë për fëmijë. Librat e tij janë përkthyer në 55 gjuhë dhe janë shitur në më shumë se pesëdhjetegjashtë milion kopje në mbarë botën. Një nga bashkëpunëtorët më të afërt të tij është ilustruesi Tony Ross, i cili ka ilustruar shumë nga librat e Walliams. Po kështu ai ka bashkëpunuar edhe me piktorin Quentin Blake, të cilin e vlerëson si një nga heronjtë e fëmijërisë së tij.
Librat e Walliams kanë marrë vlerësime të paprecedentë nga kritikët dhe kanë thyer rekorde, duke qëndruar në vendin e parë të letërsisë për fëmijë për 240 javë.
Tony Ross është ilustrues i shkëlqyer dhe autor letërsisë për fëmijë në Britaninë e Madhe. Gjatë karrierës së tij ai ka ilustruar qindra libra për fëmijë dhe njihet për stilin e tij të veçantë, plot humor, gjallëri dhe personazhe ekspresive. Ai ka ilustruar shumë prej librave të David Walliams, duke i bërë historitë më zbavitëse dhe më tërheqëse.
Përveç ilustrimit, Tony Ross ka shkruar edhe libra për fëmijë. Për punën e tij është vlerësuar me shumë çmime në fushën e letërsisë për fëmijë.
Librat e ilustruar prej tij janë botuar në dhjetëra gjuhë dhe në më shumë se 100 vende të botës.