Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Festat me pizhame
Aventurë / Fantazi

Festat me pizhame

500 Lekë

Mbrëmjet e ditëlindjeve janë më të mrekullueshmet! Gjithkush prej nesh organizon një të tillë. Të gjitha shoqet e Deizit, pjestare të klubit të vajzave të alfabetit – Ami, Bela, Emili dhe Klo – kanë organizuar mbrëmje festive për ditëlindjet e tyre. Ndërsa Deizi ishte në dilemë. Ajo kishte shumë dëshirë që të organizonte një mbrëmje të tillë, por në të njëjtën kohë i duhej që të prezantonte motrën e saj të madhe me shoqet.

Mes të qeshurave, sekreteve, xhelozisë dhe momenteve të vështira, Deizi do të zbulojë se çfarë do të thotë vërtet të jesh shoqe dhe se miqësia e vërtetë nuk duhet të bazohet te përsosmëria, por ta mirëkuptimi dhe ta pranosh ashtu siç është.

A do të arrijë Daisy të kuptojë se kush janë miqtë e saj të vërtetë?

Një histori e këndshme, tashmë e realizuar edhe film, që prezantohet mjeshtërisht nga shkrimtarja e famshme, Jacqueline Wilson.

Autor
Jacqueline Wilson
Ilustrues
Nick Sharratt
Përkthyes
Elfrida Panoti
ISBN
978-99956-774-4-2
Faqe
104
Botimi
2014
Mosha e sugjeruar
7 – 10 vjeç
Për Jacqueline Wilson

Jacqueline Wilson shkroi romanin e saj të parë kur ishte vetëm nëntë vjeç dhe që atëherë nuk ka reshtur së shkruari. Sot, ajo është një nga autoret britanike më të suksesshme dhe më të dashura të librave për fëmijë. Ajo ka shkruar mbi 100 libra të cilët janë shitur më shumë se 40 milionë kopje.

Përveç vlerësimeve me shumë çmime për librat e saj, përfshirë Children’s Book of the Year, Jacqueline ka qenë edhe Ambasadore e fëmiijëve në Mbretërisë së Bashkuar. Në vitin 2008, ajo u nderua me titullin Dame. Jacqueline është gjithashtu një lexuese e apasionuar. Ajo ka krijuar një bibliotekë personale me mbi 20,000 libra, së bashku me koleksionin e saj të famshëm të unazave prej argjendi.

Për Nick Sharratt

Nick Sharratt ka shkruar dhe ilustruar shumë libra për fëmijë. Nick ka pasur gjithashtu një sukses të madh duke ilustruar librat e Jacqueline Wilson. Ai ka fituar çmime të shumta për librat e tij me ilustrime. Nick jeton në Hove, Angli.