Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Erdhi koha të rindezim yjet
Romane

Erdhi koha të rindezim yjet

1200 Lekë

Po sikur lumturia të jetë para syve tanë? Ana, 37 vjeç, ndihet e lodhur nga puna dhe letrat e përmbaruesve. Vajzat i sheh shumë pak, vetëm në mëngjes. Nga guaska, në të cilën është mbyllur, sheh jetën që po i ikën. Në moshën 17-vjeçare, Kloeja heq dorë nga ëndrrat e saj për të ndihmuar të ëmën. Ajo kërkon dashuri te djemtë, por marrëdhëniet e saj nuk zgjasin. Ashtu si karroca e Hirushes, ata transformohen, pasi e arrijnë atë që duan. Lili, 12 vjeç, nuk i do shumë njerëzit. Ajo preferon miushin e saj, të cilit i ka vënë emrin e të atit, pasi ai u largua nga familja.

Ditën që zbulon se vajzat e saj nuk janë mirë, Ana merr një vendim të çartur: vendos të bëjë me to një udhëtim me rulotë në Skandinavi. Nëse nuk mund të kthehemi mbrapsht, mund të zgjedhim një rrugë tjetër.

Ana, Kloeja, Lili – tri gra, tre breza, tre zëra që i përgjigjen njëri-tjetrit. Një mrekulli humori, dashurie dhe humanizmi.

Autor
Virginie Grimaldi
Përkthyes
Ivana Tomço
ISBN
978-9928-341-34-1
Faqe
288
Botimi
2021
Për Virginie Grimaldi

Virginie Grimaldi është romanciere franceze e lindur në vitin 1977. Romanin e saj të parë, “Dita e parë e pjesës tjetër të jetës sime”, e botoi në vitin 2015. Më pas vazhdoi me “Do ta kuptosh kur të jesh më e rritur” (2016), “Aroma e lumturisë është më e fortë nën shi” (2017), “Është koha për të rindezur yjet” (2018) dhe “Kur kujtimet tona do të vijnë të vallëzojnë” (2019) etj. Romanet e saj janë bestseller, të përkthyera në më shumë se njëzet gjuhë, ato ndërthurin humorin me emocionin dhe pasqyrojnë përjetimet e përditshme të njerëzve. Në vitin 2025, ajo u vlerësua si romancierja më e lexuar në Francë me mbi një milion kopje të shitura (sipas renditjes së Le Figaro Littéraire dhe GfK).