Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
E holla vijë e kuqe
Romane

E holla vijë e kuqe

600 Lekë

Ekziston një prag i hollë, që shënon kufirin, mes të qenit vajzë e vogël dhe statusit grua.

Të gjitha e përjetojnë. Të gjitha përpiqen ta kalojnë kufirin duke u përmirësuar si një vajzë më e rritur. Por gjithçka ndërlikohet ama, nëse ky prag i hollë i kuq, është një test shtatëzanie…

Perla është një vajzë sportiste. Pasioni i saj i parë dhe i vetëm është vrapi, gjatë të cilit ndjehet shumë mirë. Ka një shoqe shumë të mirë, Allegra, me të cilën ndan gëzimin, dhimbjen dhe kilogramë akulloresh. Ajo ka gjithashtu një reagim, por të çuditshëm, sa herë përballet me Cesare-n, një djalë pak më i madh në moshë se ajo, edhe ai i impenjuar me atletikën agostike. Një mbrëmje në Festën e Sportistit, falë edhe alkoolit me të cilin nuk është mësuar, vajza ndjehet për herë të parë në qendër të vëmendjes së Cesare-s. Më shumë nga sa duhej.

Pak ditë më vonë Perla zbulon se është shtatëzënë. Tashmë duhet të përballet me një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Çfarë duhet të bëjë? Këtë vendim, mbi të gjitha, mund ta marrë vetëm ajo.

Një shtatzëni në moshën 16-vjeçare mund të duket si fundi i botës, por autorja ka zgjedhur ta tregojë historinë me sportivitet, humor dhe shumë ndjeshmëri, duke sjellë në qendër emocionet, pasiguritë dhe ndryshimet që përjeton një adoleshente përballë një situate të papritur.

Autor
Annalisa Strada
Përkthyes
Klodi Meshi
ISBN
978-9928-116-53-6
Faqe
146
Botimi
2017
Mosha e sugjeruar
14 - 17 vjeç
Për Annalisa Strada

Annalisa Strada për vite të tëra është marrë me editoriale gazetareske, për t’iu përkushtuar më vonë letërsisë. Është shkrimtare italiane, autore e shumë librave për fëmijë dhe të rinj. Në veprat e saj trajton me humor, ndjeshmëri dhe një gjuhë të drejtpërdrejtë tema të rëndësishme për fëmijët dhe adoleshentët, si miqësia, rritja, marrëdhëniet, vështirësitë e moshës dhe zgjedhjet që mund t’u ndryshojnë jetën.

Librat e saj janë vlerësuar me çmime të rëndësishme letrare në Itali dhe janë përkthyer e botuar në vende të ndryshme. Shkrimet e saj dallohen për aftësinë për t’i trajtuar edhe temat serioze pa moralizim, duke i afruar ato me botën dhe përvojën e lexuesve të rinj.

Autorja ka publikuar edhe tridhjetë libra të tjerë.