Lexo një histori jashtëzakonisht fantastike nga autori bestseller, Ben Miller, librat e të cilit janë shitur në miliona kopje.
Një aventurë jashtë kësaj bote për udhëtimin në kohë, kthesën e fatit dhe vrimat e zeza të mërzitshme.
Harrisoni bën çmos për të qenë i mirë. Ai nuk vjedh, gjithnjë i ndan gjërat me të motrën dhe kurrë nuk mashtron në lojërat e tavolinës. Por ka një të metë të madhe – nuk mund ta përmbajë zemërimin!
Pra, kur në një festë i japin një vrimë të zezë në vend të një tullumbaceje, Harrisoni shfrytëzon rastin të flakë tutje gjithçka që e zemëron. Por kur fillojnë të zhduken edhe gjërat që ai do, e kupton se nganjëherë duhet të kesh kujdes se çfarë dëshiron…
Nga Ben Miller lexo edhe: Nata kur takova babagjyshin e Krishtlindjes; Dita kur u magjepsa nga një përrallë
Ben Miller është autor bestseller, aktor, regjisor dhe komedian britanik. Ai është i njohur për humorin e tij dhe për role në filma e seriale të suksesshëm. Si autor, Ben Miller ka shkruar histori magjike dhe plot humor për fëmijë, si Nata kur takova babagjyshin e Krishtlindjes dhe Djaloshi që e bëri botën të zhdukej, Dita kur u magjepsa nga një përrallë etj. Librat e tij ndërthurin aventurën, fantazinë dhe humorin, duke sjellë histori të ngrohta që i argëtojnë dhe i frymëzojnë lexuesit e vegjël.
Daniela Jaglenka Terrazzini
Daniela Jaglenka Terrazzini është ilustruese, punët e së cilës janë ekspozuar në mbarë botën. Ajo ka studiuar artet e bukura në Milano, përpara se të transferohej në Londër për të studiuar fotografinë. Qasja bashkëkohore e Danielës ndaj stilit klasik i mundëson asaj të punojë me disa libra me ilustrime mjaft sfiduese. Librat e saj kanë marrë vlerësime të shumta nga profesionistët e industrisë së botimeve.