Një djalë krejt i zakonshëm është gati të shndërrohet në një hero të JASHTËZAKONSHËM një aventurë plot aksion nga legjenda e humorit Lenny Henry.
Krahët? Një e kaluar super e lezetshme, super sekrete? Një mision i pamundur për të shpëtuar botën nga armiqtë-leshatorë?
Kur Tundesë i dalin krahët dhe mëson se ai është i vetmi që po qëndron në Tokë kur ajo është drejt shkatërrimit, papritmas shkolla bëhet shqetësimi më i vogël i tij. Për fat të mirë, grupi i shokëve të tij të rrëmujshëm e mbështesin gjithnjë dhe, me fuqitë e tij të reja, Tunde është gati të fluturojë përballë rrezikut.
E çfarë pastaj që nuk mund t’u bëjë ballë kokorroçave të shkollës?
Ai është djaloshi me krahë - ky është fati i tij. Prandaj, s’ka vend për shqetësim...
Libri përfshin edhe një aventurë të veçantë në formën e një novele grafike, të ilustruar nga Mark Buckingham.
Lenny Henry nga një yll televiziv për fëmijë u bë një nga komedianët më në zë britanikë, si dhe shkrimtar, filantrop dhe aktor i vlerësuar me çmime. Ai është gjithashtu bashkëthemelues i fondit të bamirësisë Comic Relief. Lenny është një avokat i fortë për diversitetin dhe bashkautor i librit Access All Areas: The Diversity Manifesto for TV and Beyond.
Keenon Ferrell është ilustrues dhe animator që jeton në Nju Jork. Ai bën vepra arti të frymëzuara nga muzika, moda dhe sporti. Gjithashtu ka dashuri për tregimin, fantazinë dhe historinë, gjë që mund të shihet në të gjitha botimet e tij.
Mark Buckingham ka krijuar histori komike për tridhjetë e pesë vjet, duke krijuar një reputacion për dizajnin, përrallat dhe një shumëllojshmëri stilesh arti si kameleoni. Ai ka bashkëpunuar edhe më parë me Lenny Henry në librin e tij të kujtimeve Who Am I, Again?