Një libër për të gjitha moshat, një libër për të gjitha kohërat, i vlerësuar nga miliona lexues.
Hyni në botën e katër miqve të pazakontë të Charlie-t, zbuloni historinë e tyre dhe do të merrni mësime të rëndësishme për jetën. Djali, urithi, dhelparani dhe kali janë personazhet më të veçantë dhe për të cilët është folur me miliona e miliona herë në internet. Vizatimet mahnitëse me bojë dhe akuarel të shoqëruara me fjali të shkurtra plot mesazhe të thella emocionale e bëjnë librin akoma edhe më të veçantë. Ata nisin një aventurë në të panjohurën dhe eksplorojnë mendimet dhe ndjenjat që na bashkojnë të gjithëve.
Vizatimet e tij janë rikrijuar nga fëmijët nëpër shkolla dhe janë vendosur në muret e bibliotekave, shkollave, spitaleve. Shpeshherë do ti gjeni edhe në dritaret e kafeneve apo librarive.
Përmbajtja filozofike të rikthen te respekti për veten dhe të tjerët, sepse njerëzimi ka nevojë për më shumë dashuri, të cilën duhet ta kërkojmë dhe gjejmë mes nesh, duke tejkaluar ambiciet e frikshme, mbi të cilat përpiqet të ndërtohet kjo botë postmoderne.
Në vitin 2019 libri u vlerësua me çmimin “Waterstones Book of the Year 2019”.
Në vitin 2022, historia u përshtat në një film të shkurtër të animuar, i cili fitoi Oscar për filmin e shkurtër të animuar në vitin 2023.
Është një libër që mund të lexohet nga fëmijët dhe të rriturit, por shumë nga mesazhet e tij marrin një kuptim edhe më të thellë me kalimin e moshës. Ai është përkthyer në më shumë se 55 gjuhë.
Libri lindi nga vizatime që Charlie Mackesy krijonte dhe ndante me njerëzit, pa e ditur se ato do të shndërroheshin në një libër kaq të famshëm.
Artisti, ilustruesi dhe autori britanik Charlie Mackesy e filloi karrierën e tij si karikaturist për The Spectator, përpara se të bëhej ilustrues librash për Oxford University Press. Veprat e tij të vlerësuara me çmime janë ekspozuar gjerësisht dhe janë shfaqur në libra, koleksione private, galeri, klasa shkollash, reparte spitalesh, burgje dhe hapësira publike në mbarë botën.
Charlie ka bashkëpunuar me Richard Curtis në xhirimet e filmit Love Actually, duke krijuar një seri vizatimesh që do të nxirreshin në ankand për Comic Relief. Ai ka bashkëpunuar gjithashtu me Nelson Mandela në një projekt litografish të quajtur The Unity Series.
Libri është bestseller nr. 1 i New York Times dhe është një nga tetë librat që, që nga viti 2013, ka qëndruar në vendin e parë si në listën e bestsellerëve të New York Times, ashtu edhe në listën New York Times Advice, Misc. Best Seller.