Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Djali në fund të klasës
Aventurë / Fantazi

Djali në fund të klasës

1200 Lekë

Një ditë krejt e zakonshme shkolle sjell diçka të jashtëzakonshme: në klasë vjen një djalë i ri, me lëkurë të zbehtë, sy si të një luani dhe një çantë shpine të kuqe, të vjetër e të grisur.

Quhet Ahmet dhe është refugjat. Ai ka ikur nga lufta – një luftë e vërtetë, me bomba, zjarre dhe njerëz që vriten. Nuk di të flasë anglisht dhe ulet në fund të klasës, ku shumë shpejt bëhet shënjestër e bullizmit dhe thashethemeve. Por një nga shokët e klasës së tij nuk e sheh Ahmetin thjesht si “djalin refugjat”. Ai sheh një fëmijë që ka humbur familjen dhe ka nevojë për ndihmë. Bashkë me miqtë e tij, Xhosi, Majkëll dhe Tom, vendosin të bëjnë gjithçka që munden për ta ndihmuar Ahmetin të gjejë familjen e tij. Edhe nëse kjo do të thotë të hartojnë një plan… ose pesë! Madje, nëse është e nevojshme, të kërkojnë ndihmën e vetë Mbretëreshës!

Treguar me shumë zemër, humor dhe ndjeshmëri, Djali në fund të klasës është një histori e fuqishme për miqësinë, mirësinë, guximin dhe fuqinë që mund të ketë një fëmijë për të ndryshuar jetën e dikujt tjetër. Me ilustrime të bukura nga Pippa Curnick.

Autor
Onjali Q. Rauf
Ilustrues
Pippa Curnick
Përkthyes
Besnik Rika
ISBN
978-9928-286-63-5
Faqe
320
Botimi
2020
Mosha e sugjeruar
8 - 12 vjeç
Për Onjali Q. Rauf

Onjali Q. Raúf është themeluese e shoqatës “Making Herstory”, një organizatë e cila inkurajon burrat, gratë dhe fëmijët që të punojnë së bashku për të krijuar një botë më të drejtë dhe më të barabartë për gratë dhe vajzat kudo në botë. Në kohën e saj të lirë, ajo shpërndan pako me ndihma për familjet e refugjatëve që jetojnë në Calais dhe Dunkirk. Shpeshherë, atë mund ta gjeni duke lexuar libra në librarinë e zonës.

“Djali në fund të klasës” është romani i saj i parë dhe është përkthyer në më shumë se 20 gjuhë. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar libri është shitur mbi 500 000 kopje.

Për Pippa Curnick

Pippa Curnick është autore dhe ilustruese britanike e librave për fëmijë. Ajo njihet për ilustrimet e saj plot jetë, humor dhe personazhe të veçantë. Pippa ka ilustruar shumë libra për lexuesit e vegjël dhe të rinj, duke i sjellë historitë në jetë përmes vizatimeve të ngrohta, gazmore dhe plot imagjinatë. Ajo është ilustruesja e romanit të vlerësuar me shumë çmime, Djali në fund të klasës.