Do të nisni një udhëtim në shoqërinë e një djali nëntëvjeçar të quajtur Bruno. Bruno nuk e pëlqen shtëpinë e tij të re. Ai është detyruar të lërë pas të gjithë miqtë e tij në Berlin dhe këtu nuk ka asnjë fëmijë me të cilin mund të luajë.
Por, pa kaluar shumë faqe, bashkë me Brunon do të arrini te një “gardh me gjemba”. Të tilla vija ndarëse ekzistojnë kudo, në të gjitha dimensionet e jetës. Urojmë që s’do t’ju duhet ta kapërceni kurrë një të tillë.
Bruno takon Shmuelin, një djalë që jeton në anën tjetër të telit me gjemba pranë shtëpisë së tij dhe që vesh një uniformë të çuditshme, pizhame me vija.
Një libër bestseller klasik, emocionues, i ilustruar nga artisti i vlerësuar me shumë çmime, Oliver Jeffers.
Një libër i jashtëzakonshëm… një histori e fuqishme e rrëfyer shumë thjesht...
“Djali me pizhame me vija” ka fituar dy herë Çmimin e Librit Irlandez, ka qenë kandidat për Çmimin e Librit Anglez dhe është realizuar si film nga Miramax Films.
John Boyne është shkrimtar irlandez shumë i vlerësuar. Ai ka shkruar 14 romane për të rritur, 6 libra për lexues të rinj dhe një përmbledhje me tregime të shkurtra.
Romani i tij më i famshëm, “Djali me pizhama me vija” (2006), u bë bestseller numër 1 i New York Times dhe është shitur në më shumë se 11 milionë kopje në mbarë botën. Libri është përshtatur gjithashtu për kinema, teatër, balet dhe opera.
Boyne ka fituar tre here çmimin Irish Book Awards dhe shumë çmime të tjera letrare ndërkombëtare. Librat e tij janë botuar në më shumë se 60 gjuhë, duke e bërë atë një nga autorët bashkëkohorë irlandezë më të lexuar në botë. Boyne jeton në Dublin, Irlandë.
OLIVER JEFFERS krijon art që nuk njeh moshë. Librat e tij me ilustrime, veçanërisht “Dita kur ngjyrat ngritën krye” (shkruar nga Drew Daywalt), kanë marrë vlerësime të shumta dhe janë përkthyer në shumë gjuhë anembanë botës. Origjina e tij është nga Belfasti i Irlandës Veriore, ndërkohë që tashmë ai jeton dhe krijon në Bruklin, Nju-Jork.
Çdo kontratë të rëndësishme ai e nënshkruan me një laps dhjami.