Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Ditë për ditë ditëlindje
Aventurë / Fantazi

Ditë për ditë ditëlindje

1200 Lekë

Po sikur të ishte çdo ditë… ditëlindje … ?

Kjo është historia e Sem Grenit, i cili i do ditëlindjet shumë, shumë, shumë. Atij i pëlqen gjithçka: mëngjesi i veçantë në shtrat, dhuratat, festat dhe fryrja e qirinjve mbi tortën e ditëlindjes.

Në fakt, ai është aq i emocionuar për ditëlindjen e tij të 11-të, saqë dëshiron që çdo ditë të ishte ditëlindja e tij.

Në fillim, duket mjaft emocionuese kur ditëlindja e tij vjen përsëri të nesërmen në mëngjes. Pastaj përsëri. Dhe përsëri. Dhe përsëri…

Por nuk kalon shumë kohë dhe gjërat fillojnë të shkojnë keq. Së shpejti ndodh një katastrofë që kërcënon diçka që Semi e do edhe më shumë se ditëlindjet.

Ndonjëherë duhet të jesh i kujdesshëm me atë që dëshiron…

Një aventurë gazmore dhe plot argëtim, dëshira që bëhen realitet, emocione dhe humor, të gjitha përmes ilustrimeve plot stil dhe humor të Jim Field.

Libri është ilustruar nga Jim Field, fitues i çmimit Roald Dahl Funny Prize.

Libra të tjerë të suksesshëm të David Baddiel-it, botuar nga Botart:

SHOQJA NGA E ARDHMJA

AGJENCIA PRINDËRORE

TURBONDJEKËSI TEJLOR

Autor
David Baddiel
Ilustrues
Jim Field
Përkthyes
Artan Miraka
ISBN
978-9928-286-41-3
Faqe
406
Botimi
2019
Mosha e sugjeruar
9 - 13 vjeç
Për David Baddiel

David Baddiel është shkrimtar dhe humorist. Nga librat e tij për fëmijë “Agjencia prindërore”, “Kontrolluesi i personave”, “Malkafsha”, “Djali i ditëlindjes” dhe “Djali drejtor” janë shitur më shumë se një milion kopje vetëm në Mbretërinë e Bashkuar… ndërsa libri i tij i parë për fëmijë, “Agjencia prindërore”, ka fituar çmimin “Lough Out Loud Book Award”.

Ai është një nga figurat e njohura të humorit dhe letërsisë britanike, me një karrierë të pasur si komedian, shkrimtar për televizion, kolumnist dhe autor. David-i jeton në Londër me familjen e tij.

Për Jim Field

James Field është një ilustrues britanik nga Londra. Ai është i njohur për ilustrimet e tij plot humor dhe stil të veçantë, të cilat i japin jetë shumë librave për fëmijë. Aktualisht jeton në Paris, së bashku me gruan dhe vajzën e tij.