Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Ditari i Alisës 5 - Sezoni i limonadës
Ditari i Alisës

Ditari i Alisës 5 - Sezoni i limonadës

600 Lekë

Jemi në vëllimi e pestë i cili i kushtohet pushimeve të verës. Tashmë Alisa është 11 vjeç. Dhe aventurat vijojnë...

“...I dashur ditar udhëtar,

Pas një jave do të fluturoj për në Belgjikë. Urra! Dhe po ta them që tani se do të të rrëshqas në bagazhet e mia… Do të dish GJITHÇKA për pushimet dhe kushërinjtë e mi, Lyly e Kentë, pa harruar teze Modin dhe gjyshe Zhyljetën.

Deri sa të vijë dita, po rri në një plazh me rërë të imët. Përpara meje gjendet një liqen që shkëlqen nën diell. Në rregull, nuk ka palma në horizont dhe uji nuk është ngjyrë turkeze. Pra, gjendemi në Kebek, por nëse do të nisja që nga fillimi…”

... Të gjithë lexuesit kanë veçse një dëshirë… të zbulojnë vazhdimin!

Autor
Sylvie Louis
Përkthyes
Irena Bajrami
ISBN
978-9928-219-46-6
Faqe
158
Botimi
2017
Mosha e sugjeruar
9-11 vjeç
Për Sylvie Louis

Sylvie Louis është diplomuar për gazetari në Bruksel, Belgjikë. Ajo e filloi karrierën duke punuar si zëvendëskryeredaktore e revistës L’enfant në Belgjikë. Më pas, pasi emigroi në Montreal, ku punoi si gazetare e pavarur për gazeta dhe revista të ndryshme. Gjatë 22 viteve, ajo ka shkruar më shumë se 400 artikuj, veçanërisht për rubrikën e saj “Autour de la naissance”. Po kështu ka shkruar edhe libra për prindërit e bebeve prematurë. Pasioni i saj janë librat dhe leximi.