Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Ditari i Alisës 4 - Big Bengu
Ditari i Alisës

Ditari i Alisës 4 - Big Bengu

600 Lekë

Ngjarjet nga klasa e 5-të e Shkollës së Panjave në Montreal vijojnë. Alisa është një adoleshente e ndjeshme, plot ide, plot humor dhe… më tepër e hutuar. Për të, miqësia është shumë e rëndësishme!

“Ç’kemi i dashur ditar, ja ku erdha përsëri!

Tashmë jemi në muajin qershor… Kanë ngelur edhe disa javë nga shkolla! Po vijnë aktivitete vërtetë të mrekullueshme: spektakli i fundit i vitit shkollor, një shëtitje me klasën në lumin “Prairies!”, si dhe një surprizë e organizuar nga zoti Gotje (mësuesi i klasës së 5-të, mësuesi më cool në Univers!).

Meqë po flasim për Universin, nuk e merr dot me mend se çfarë ndodhi gjatë mësimit për Big Beng-un…”

Autor
Sylvie Louis
Përkthyes
Irena Bajrami
ISBN
978-9928-116-82-6
Faqe
158
Botimi
2015
Mosha e sugjeruar
9-11 vjeç
Për Sylvie Louis

Sylvie Louis është diplomuar për gazetari në Bruksel, Belgjikë. Ajo e filloi karrierën duke punuar si zëvendëskryeredaktore e revistës L’enfant në Belgjikë. Më pas, pasi emigroi në Montreal, ku punoi si gazetare e pavarur për gazeta dhe revista të ndryshme. Gjatë 22 viteve, ajo ka shkruar më shumë se 400 artikuj, veçanërisht për rubrikën e saj “Autour de la naissance”. Po kështu ka shkruar edhe libra për prindërit e bebeve prematurë. Pasioni i saj janë librat dhe leximi.