“I dashur ditar,
Sot po përuroj fletoren jeshile. Do të tregoj gjithçka që ndodh në rrugën Isidore - Bottine, numër 42 (shtëpia ku unë jetoj me prindërit dhe dy motrat e mia), si dhe gjithë aventurat e klasës 5B (klasa ime në shkollën e Panjës). A do ta meritojë ende emrin e saj Kruela, mësuesja jonë e anglishtes? Po mësuesi ynë, zoti Gotje, a do të jetë gjithmonë 100% COOL?
Fillojmë me lajmet e mia për Maria-Evën. Shoqja ime ka zbuluar një këngëtare fantastike. Një farë Lola Falbala…”
Miqësia dhe shkolla e bëjnë jetën e një fëmije plot aventura dhe kujtime!
Aventurat e Alisës vazhdojnë…
Sylvie Louis është diplomuar për gazetari në Bruksel, Belgjikë. Ajo e filloi karrierën duke punuar si zëvendëskryeredaktore e revistës L’enfant në Belgjikë. Më pas, pasi emigroi në Montreal, ku punoi si gazetare e pavarur për gazeta dhe revista të ndryshme. Gjatë 22 viteve, ajo ka shkruar më shumë se 400 artikuj, veçanërisht për rubrikën e saj “Autour de la naissance”. Po kështu ka shkruar edhe libra për prindërit e bebeve prematurë. Pasioni i saj janë librat dhe leximi.