Në jetën e saj, të cilën Alisa ia rrëfen ditë pas dite ditarit të saj, ka ngjarje të reja: ato zhvillohen me sekrete, pajtime, intriga, rivalitete, hakmarrje, shumë ndihmë reciproke dhe bashkëpunim, të qeshura me bollëk, por edhe të gjitha llojet e emocioneve. Pra, PLOT jetë! (Dhe dashuri po ashtu ♥)
“... I dashur ditar,
Gjithçka filloi me një derë që nuk u mbyll mirë. Kështu ia behu Balzaku në klasën tonë, për lumturinë tonë më të madhe (ose pothuajse). Kush është Balzaku? Surprizë!
Për shkak të një vërejtjeje pa vend të Patrikut, ja ku jam duke kërkuar reçipetat e mia të para. Shshëttt…
Çfarë traume të isha dëshmitare, një ditë më parë, e një incidenti që përfshinte Kloen, shoqen e ngushtë të Zhizhit. Sa për Maria-Evën, dashuritë e prindërve të saj, vazhdojnë t’ia trazojnë jetën…
Fatmirësisht është Balzaku!...”
Seria Ditari i Alisës, lexohet duke filluar nga libri i parë e vijim, por edhe nëse e fillojmë nga libri i dhjetë, apo nëse i lexojmë në mënyrë të çrregullt aventurat e Alisës, do ta kuptoni lehtësisht historinë, sepse çdo libër përbën një histori më vete. Pra, gjithçka lejohet!
Sylvie Louis është diplomuar për gazetari në Bruksel, Belgjikë. Ajo e filloi karrierën duke punuar si zëvendëskryeredaktore e revistës L’enfant në Belgjikë. Më pas, pasi emigroi në Montreal, ku punoi si gazetare e pavarur për gazeta dhe revista të ndryshme. Gjatë 22 viteve, ajo ka shkruar më shumë se 400 artikuj, veçanërisht për rubrikën e saj “Autour de la naissance”. Po kështu ka shkruar edhe libra për prindërit e bebeve prematurë. Pasioni i saj janë librat dhe leximi.