Tashmë, ditari i Nikit nuk është më vetëm i saj! 😱📔
Makthi më i madh i Nikit nis kur Mekenzi, vajza e famshme e grupit CCP dhe rivalja e saj, arrin të marrë në duar ditarin e Nikit.
Por Mekenzi nuk i mjafton vetëm leximi. Ajo vendos të shkruajë edhe versionin e saj të historisë, duke treguar mendimet, opinionet dhe mënyrën se si i sheh ngjarjet nga këndvështrimi i saj. 💅
Tani lexuesit kanë mundësinë të hyjnë në botën e Mekenzit dhe ta shohin shkollën, shoqërinë dhe Nikin nga një këndvështrim krejt tjetër.
Çfarë sekretesh do të zbulojë Mekenzi? A do të arrijë Niki ta rimarrë ditarin e saj? Kush do ta tregojë historinë e vërtetë?
Zbulo botën e Mekenzit në këtë aventurë plot humor, sekrete, rivalitet dhe surpriza!
Rachel Renèe Russell është shkrimtarja numër një më e shitur sipas New York Times e serisë së librave që bëri bujë të madhe Ditarët e Peshkopes dhe serisë më të shitur Aventurat e Maks Çapkënit. Në mbarë botën qarkullojnë më shumë se pesëdhjetë e pesë milionë kopje të librave të saj, të cilët janë përkthyer në tridhjetë e shtatë gjuhë të ndryshme. Asaj i pëlqen shumë të punojë me vajzën e saj Nikin, e cila e ndihmon me ilustrimin e librave.
Mesazhi i Rachel- it është: “Duhet të jeni gjithnjë krenare që jeni një Peshkope!”