"Një herë e një kohë na ishte një peshkope... Prit! Pse duken kaq të njohur të gjithë personazhet që takon Niki në përrallë...?”
Në 1 prill, ditën e gënjeshtrave, Niki Maksuell gjatë orës së fiskulturës pëson një goditje në kokë dhe papritur sheh një ëndërr të çuditshme. Në këtë botë fantastike, Niki, shoqet e saj më të mira Kloe dhe Zoi, djali që ajo pëlqen, Brendon dhe rivalja e saj Mekenzi shndërrohen në personazhe të përrallave klasike. 👑🏰
Por këto nuk janë si përrallat që kemi dëgjuar më parë! Çdo histori merr një kthesë tamam si prej peshkopeje, plot humor, situata të papritura dhe aventura të çmendura.
A do të arrijë Niki të gjejë fundin e lumtur, apo ëndrra e saj do të kthehet në një tjetër katastrofë?
Zbuloje duke hyrë në këtë botë magjike, ku përrallat nuk janë kurrë siç i imagjinon!
Rachel Renèe Russell është shkrimtarja numër një më e shitur sipas New York Times e serisë së librave që bëri bujë të madhe Ditarët e Peshkopes dhe serisë më të shitur Aventurat e Maks Çapkënit. Në mbarë botën qarkullojnë më shumë se pesëdhjetë e pesë milionë kopje të librave të saj, të cilët janë përkthyer në tridhjetë e shtatë gjuhë të ndryshme. Asaj i pëlqen shumë të punojë me vajzën e saj Nikin, e cila e ndihmon me ilustrimin e librave.
Mesazhi i Rachel- it është: “Duhet të jeni gjithnjë krenare që jeni një Peshkope!”