Një puthje e shumëpritur, një reality show dhe plot aventura të reja! 📺🎤💋
Të gjithë kanë pritur me padurim të zbulojnë se çfarë do të ndodhë mes Nikit dhe Brendonit. Më në fund Niki mund të shkruajë në ditarin e saj gjithçka rreth asaj që ndodhi… ose nuk ndodhi në puthjen e tyre të parë! 💕😳
Por jeta e Nikit po mbushet plot ngjarje. Një ekip televiziv e shoqëron atë dhe shoqet e saj ndërsa regjistrojnë këngën e tyre të re, ndërkohë që Niki duhet të merret edhe me mësime vokale, prova kërcimi dhe aventurat e pafundme të motrës së saj të vogël, Briana. 🎶💃
Niki është e bindur se mund t’i përballojë të gjitha… por a do të ndikojë gjithë kjo famë dhe rrëmujë në marrëdhënien e saj me Brendonin? 👀
Një histori plot dashuri, miqësi, muzikë, humor dhe situata të papritura që do t’ju bëjnë të qeshni në çdo faqe!
Zbulo çfarë do të ndodhë me Nikin dhe Brendonin!
Rachel Renèe Russell është shkrimtarja numër një më e shitur sipas New York Times e serisë së librave që bëri bujë të madhe Ditarët e Peshkopes dhe serisë më të shitur Aventurat e Maks Çapkënit. Në mbarë botën qarkullojnë më shumë se pesëdhjetë e pesë milionë kopje të librave të saj, të cilët janë përkthyer në tridhjetë e shtatë gjuhë të ndryshme. Asaj i pëlqen shumë të punojë me vajzën e saj Nikin, e cila e ndihmon me ilustrimin e librave.
Mesazhi i Rachel- it është: “Duhet të jeni gjithnjë krenare që jeni një Peshkope!”